Last Updated on 08/03/2025 by adminfjala
Vijojnë protestat dhe trazirat në Greqi. Sheshi “Sintagma” është sërish në flakë nga bombat molotovë të hedhura.
Ka pasur një përpjasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, gjë që ka çuar në arrestimin e dhjetëra personave në disa qytete të vednit, duke përfshirë Athinën dhe Selanikun.
Teksa brenda Parlamentit diskutohej mocioni i mosbesimit për qeverinë e Mitsotakis, jashtë mijëra protestues mbushën sheshin “Sintagma”. Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Mitsotakis u paraqit nga katër parti opozitare greke. Parlamenti e rrëzoi mocionin e mosbesimit, ku 157 deputetë votuan kundër.
Protesta të tilla po mbahen prej disa kohësh në Greqi, të nxitura nga përplasja e trenave më 28 shkurt 2023 në Tempi ku humbën jetën 57 persona./e.t