Shqiptarët duhet ta tejkalojnë polarizimin e vjetër Rama-Berisha më 11 Maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Namir Lapardhaja

Shqipëria është lodhur nga një cikël i pafundëm i të njëjtave fytyra, të njëjtave premtime dhe të njëjtave dështime. Më 11 Maj, shqiptarët kanë një mundësi për të dalë nga kjo rrugë pa krye, sepse nuk mjafton të thuhet vetëm se “Rama duhet të iki”, por është po aq e rëndësishme të kuptohet se “Berisha s’duhet të vijë”.

Shqipëria është shndërruar në një vend ku qeverisja e Ramës ka zhbërë çdo kontroll mbi pushtetin, ndërsa opozita e Berishës është reduktuar në një lëvizje të udhëhequr nga interesat e tij dhe të klanit të tij personal.

Kur Rama e pasuron veten dhe rrethin e tij me paratë e taksapaguesve, duke vjedhur gjithçka publike dhe duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi, Berisha i mban militantët të lidhur pas një iluzioni ndryshimi që nuk do të vijë kurrë nën drejtimin e tij, për shkak se nuk mund të ketë ndryshim pa ikur ai që është vetë problemi.

Që të dy e mbajnë pushtetin jo përmes vizionit apo ideve, por përmes kontrollit nëpërmjet interrsave të ngushta mbi njerëzit që i ndjekin, duke i polarizuar dhe duke i ushqyer të tjerët me propagandë boshe.

Shqiptarët nuk duhet të harrojnë se shumë nga ata që sot përfitojnë nga qeverisja e Ramës, janë të njëjtët që u fuqizuan gjatë viteve të pushtetit të Berishës, ndërsa mediat e kontrolluara nga pushteti i sotëm janë të njëjtat që nuk e lënë Berishën të dalë nga skena, duke mbajtur në këmbë këtë dualizëm ekstrem.

Mos të harrojmë se Rama do të hetohet për korrupsion, kurse Berisha po gjykohet si i korruptuar, prandaj njëri e sheh SPAK-un si një kërcënim të ardhshëm, tjetri është tashmë në bankën e të akuzuarve. Prandaj pyetja që shtrohet është pse duhet të zgjedhin shqiptarët mes dy figurave që janë të lidhura kaq fort me korrupsionin dhe kanë kaq frikë nga drejtësia, duke e trajtuar atë si armikun e tyre të përbashkët?

Lexo edhe :  A ishte tradhtar Mbreti Zog?

Si përfundim, gjatë kësaj periudhe Edi Rama bëri gjithçka për të mbajtur në politikë Berishën, sepse vetëm Berisha në kushtet e sotme, mund të mbante në pushtet Edi Ramën.

Shqipëria nuk mund të mbetet peng i këtij cikli të pafundëm. Më 11 Maj, shqiptarët duhet të tregojnë se duan një të ardhme jashtë këtij dualizmi të shterpët. Përtej Ramës dhe Berishës ka një Shqipëri që meriton një drejtim të ri. Ka ardhur koha që shqiptarët të mos zgjedhin më mes dy të këqijave, por të kërkojnë një alternativë të vërtetë./   S,M

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV