Simbolizojnë Ditën e Verës, si të përgatisni ballokumet e Elbasanit, ja sekreti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu.

Pavarësisht se tradita e përgatitjes së saj është me rastin e Ditës së Verës ajo përgatitet edhe si ëmbëlsirë në çdo rast e kohë.

Kjo recetë kërkon durim dhe kujdes duke nisur nga përzgjedhja e përbërësve dhe deri tek përpunimi i tyre, e mandej procesi i fundit i pjekjes.

Receta autentike e përgatitjes së ballokumes, të cilën AgroWeb.org e sjell më poshtë, ka disa elementë specifikë të cilët bëjnë diferencën në shijen perfekte të saj.

Një nga përbërësit unik të ballokumes është finja. Ajo përgatitet nga hiri i zjarrit, e madje nënat e gjyshet e vjetra elbasanase kujdesen që të marrin hi nga zjarri me dru ahu.

Finja i jep ballokumes shkriftësinë tipike.

Ndiqni më poshtë recetën autentike të përgatitjes së Ballokumeve sipas traditës së amvisave të Elbasanit.

Përgatitja e Ballokumeve të Elbasanit në Shtëpi

Përbërësit

1 kg sheqer (jo i bluar)

1 kg mielli misri i situr

500 gr gjalpë i freskët (sipas këshillës së amvisave të Elbasanit gjalpi duhet të jetë dhie)

8 kokrra vezë

Gjysmë filxhani kafeje me ujë finje (përgatitet përmes hedhjes së dy-tre lugë gjelle nga hiri i zjarrit në një gotë me ujë, e cila lihet përreth 30 minuta dhe më pas kullohet me kujdes)

Përgatitja

Si fillim, në enën e bakrit apo qelqit, hidhet sheqeri dhe gjalpi i shkrirë, temperatura e të cilit duhet të jetë e vakët.

Përzihet përmes një luge druri përreth 40- 45 minuta derisa masa të bëhet kremoze.

Më pas shtojmë një vezë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri. Shtojmë vezën e dytë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri, vijojmë po kështu me vezën e tretë dhe me rradhë.

Lexo edhe :  Studimi: Depresioni kalon përmes stomakut

Vijojmë pa ndërprerje përzierjen ndërsa shtojmë ujin e finjës ose në mungesë të tij shtojmë pak qumësht.

AgroWeb.org ju sugjeron të shtoni miellin e misrit me dorë gradualisht duke vijuar pa ndërprerje përzierjen me lugë druri derisa të keni mbaruar gjithë masën e miellit.

Trazohet fort me lugë druri që të mos krijohen kokërriza dhe masa të bëhet krejtësisht e njëtrajtshme.

Masa nis të punohet me dorë derisa brumi të jetë aq i plotë sa të mos rrafshohet kur e mban në dorë.

Brumi ndahet në copa të cilave u jepet forma e rrumbullakët. Më pas vendosen në një tavë të lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell misri. Ballokumet vendosen me një distancë nga njera tjera pasi vëllimi i tyre do rritet gjatë pjekjes.

Vendoset në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë./    S.M

Të fundit

Rihanna ndan fotot e rralla nga salla e lindjes, me djemtë e saj

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Rihanna ka ndarë foto nga lindja e fëmijëve të saj, duke theksuar...

VIDEO/ Tension në derbin belg, Jashari vendos flamurin e Club Brugge në mesin e fushës

Ardon Jashari ishte protagonist në derbi, teksa skuadra e tij, Club Brugge mundi 3-1 Cercle Brugge. Në këtë takim, mesfushori me origjinë shqiptar dha...

Standarde bashkëkohore/Rama dhe Manastirliu në ambientet e godinës“Angela Merkel”në Kamëz

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu inspektuan punimet në shkollën 9-vjeçare ‘’Angela Merkel’’ në Kamzë, Kjo godinë, e standardeve bashkëkohore,...

‘Perla’ e radhës e Berishës: Rama m’u lut mua për të shkrirë SPAK dhe jo unë atij,

Berisha thotë për gazetarët në konferencë se Rama i është lutur atij për bashkim votash me qëllim shkrirjen e SPAK dhe ishte informuar nëpërmjet...

Të ardhurat nga doganat,rriten me 5.2 % ose 16 milionë euro më shumë se janar-shkurt 2024

Faktorët kryesorë janë miradministrimi, digjitalizimi shërbimeve doganore dhe rritja konsumit të mallrave të akcizës. Faktorët kryesorë janë miradministrimi, digjitalizimi shërbimeve doganore dhe rritja konsumit të mallrave...

Lajme të tjera

Web TV