Veliaj tregon kë mbështet më 11 Maj: Unë vetë do votoj…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emisionit Revieë në Euroneës Albania, teksa është ndalur edhe te zgjedhjet e 11 Majit. Veliaj u shpreh se do të votonte Edi Ramën në zgjedhjet e 11 majit dhe do të bënte fushatë për këtë të fundit kudo që të ishte qoftë edhe nga burgu.

I pyetur se si do të ndikojë mungesa e tij në fushatën zgjedhore, Veliaj u shpreh i bindur për fitoren e Partisë Socialiste, ndërsa tha se mbështetësit e tij duhet të votojnë për kryeministrin Edi Rama.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Drejtues qarku për shumë vite, kryetar bashkie i zgjedhur 3 herë, figura më e rëndësishme e Partisë Socialiste në Tiranë; duke ditur punën dhe duke njohur mirë partinë, çfarë do të ndodhë në Tiranë në 11 maj dhe si do të ndikojë mungesa juaj?

Veliaj: Në 11 Maj Partia Socialiste do të fitojë bindshëm. Puna në Tiranë flet vetë: pyesni prindërit, që çojnë fëmijët në 45 shkolla të reja moderne, pyesni nënat që çojnë fëmijët në 110 kopshte dhe çerdhe europiane. Pyesni pensionistët dhe studentët që udhëtojnë falas me autobus.
Kush më do vërtet dhe është trishtuar nga kjo padrejtësi, duhet të votojë Edin dhe PS, si e vetmja forcë që di dhe do drejtësinë, di ta krijojë sistemin modern, por edhe ta korrektojë kur del nga shinat.

Pyetje: Për kë do të votojnë mbështetësit tuaj? A do kontribojnë ata njësoj në zgjedhje fushate, si të ishit ju në kushte normale?

Veliaj: Unë vetë do votoj PS dhe Edin e do bëj fushatë kudo që të jem. Tirana është sot një qytet europian i transformuar si asnjë tjetër. Kush mbështeti Edin në vitet 2000-2011 dhe mua në 2015-2025, mbështet këtë vizion dhe padyshim do punojë për PS më shumë se kurrë më parë, për të plotësuar edhe mungesën time.

Lexo edhe :  “Berisha jep mandate për aleatë në burg”, Çupi: PD nuk duhet të ekzistojë më!

Pyetje: Çfarë do t’ju thonit socialistëve, 42% e të cilëve mendojnë se arrestimi juaj do të ketë efekt negativ në rezultatet e PS në zgjedhje?

Veliaj: Socialistëve do ju thoja “kokën lart e të jeni krenarë për punën tonë”! Pafajësinë time do ta provoj për vete, por edhe për të gjithë ata që zelli i ndërhyrjes brutalisht në fushatë iu ka dhënë iluzionin e fitores pa meritë! Ndaj, kurajo dhe përvishni mëngët për Edin dhe PS në fushatën më të bukur që kemi bërë ndonjëherë!/    S,M

Të fundit

Doni një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

Pavarësisht kujdesit me kremra dhe apo trajtimeve të ndryshme, njerëzit duhet t’i kushtojnë rëndësi edhe ushqimeve që konsumojnë Pavarësisht kujdesit...

Ali Ahmeti takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin. Në një postim në rrjetin social,...

Çfarë pritet nga bisedimet SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite?

Gjatë përplasjes së tyre në Zyrën Ovale, presidenti amerikan, Donald Trump, i tha homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, se “t’i aktualisht nuk i ke letrat”. Deklaratat...

Arrestimi i Veliajt,bllokohen ndërtimi i shkollave,kopshteve e çerdheve që nga 10 shkurti

Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 9 shkurt 2025, ka shkaktuar një ngërç në procesin e dhënies së lejeve të...

“Mund të përdoren armët bërthamore!”/ Nëse Trump braktis Europën, Lufta e Tretë Botërore”

Intervistë me Edward P. Joseph, ekspert i Politikës së Jashtme Z. Xhozef, faleminderit që na bashkoheni sot, është një kënaqësi! Do të doja ta nisnim nga...

Lajme të tjera

Web TV