Çdo të ndodhë me TikTok? Trump: Jemi në bisedime me 4 grupe që duan ta blejnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Uashingtoni është në bisedime me katër grupe të interesuara për të blerë platformën TikTok. Kështu ka deklaruar sot Presidenti amerikan Donald Trump, teksa aplikacioni në pronësi kineze përballet me një të ardhme të pasigurt në SHBA.

Ligji amerikan ka urdhëruar që TikTok të shitet nga pronari i tij kinez, ByteDance, ose të ndalohet përdorimi i këtij rrjeti social në Shtetet e Bashkuara.

I pyetur nëse një marrëveshje për TikTok do të arrihet së shpejti, Trump u tha gazetarëve: “Mund të ndodhë”.

“Kemi të bëjmë me katër grupe të ndryshme. Shumë njerëz e duan atë marrëveshje, dhe ajo varet nga unë”, u tha ai gazetarëve në Air Force One.

“Të katërt janë të mirë”, shtoi ai, pa i përmendur emrat e blerësve të mundshëm.

Ligji që ndalon TikTok-un në SHBA hyri në fuqi më 19 janar, mes shqetësimeve se qeveria kineze mund të shfrytëzojë platformën e për të spiunuar amerikanët ose për të ndikuar fshehurazi opinionin publik amerikan.

TikTok pezulloi përkohësisht operacionet në Shtetet e Bashkuara dhe “u zhduk” me afrimin e afatit të përcaktuar nga ligji, ndërsa miliona përdorues shprehën zhgënjimine tyre.

Sakaq, sipas mediave amerikane blerësit e mundshëm të TikTok përfshijnë një iniciativë të quajtur “Oferta e Popullit për TikTok”, e nisur nga manjati i pasurive të paluajtshme dhe sporteve Frank Mccourt. Konkurrentët e tjerë përfshijnë Microsoft, Oracle dhe një grup që përfshin të famshmin e rrjeteve sociale, MrBeast, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson./   S,M

Të fundit

Muskujt artificialë pritet të heqin dridhjet e Parkinsonit

Dridhjet të shkaktuara nga Parkinsoni mund të eliminohen duke aplikuar aktuatorë të lehtë dhe të heshtur në gjymtyrët që...

Aktori i njohur amerikan, Simon Fisher Becker ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare

Aktori Simon Fisher-Becker, i njohur më së shumti për rolet e tij në “Harry Potter” dhe “Doctor Who”, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare. Vdekja...

Kryesia e PL miraton vendimin, Ilir Meta garon për deputet në listën e hapur të Tiranës

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sot vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të kandiduar për deputet në listën e...

Ngjela: PS fitore të sigurt, Berisha non grata nuk vjen dot në pushtet!

Avokati Spartak Ngjela thotë se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet, ndërsa thekson se ai është i shpallur non grata nga...

Parlamenti Evropian do të krijojë zyrën e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri

Në kontekstin e tensioneve të rritura gjeopolitike dhe të një momentumi të ri për zgjerimin e BE-së, zyra e re e Parlamentit në Tiranë...

Lajme të tjera

Web TV