Non-grata edhe në Shqipëri…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Në 11 Maj, Berisha me votën e mbi 1 milion shqiptarëve, do të shpallet “non-grata” edhe nga vendi i tij.

Thirrja për nxënësit e shkollave “bojkotoni mësimin dhe ejani në protestë për tik-tokun”, duket se i vuri vulën e zezë PD dhe kreut të saj, të rikthyerit Sali Berisha. Në 11 Maj, shqiptarët, kanë një arsye madhore më shumë për të votuar kundër Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Kanë arsyen madhore që rrezikon edhe njëherë fëmijët e tyre, shkollarët, nxënësit, studentët, etj. Kanë arsyen madhore për ti thënë “NDAL” përgjithmonë, njeriut që gëzohej kur ra tërmeti shkaterrimtar  në 2019, njeriut që uronte dhe ngazëllohej kur rriteshin viktimat nga COVID-I, njeriut që ka baltosur çdo shqiptar që kontribon për vendin e tij, dhe njeriun që del kundër një vendimi historik, të qeverisjes së Edi Rama, si ai i mbylljes së aplikacionit më banal  dhe vrastar të tik-tokut.

Në 11 Maj, Berisha njeriu i shumë fatkeqsive të këtij vendi, do të shpallet “non-grata” edhe nga shqiptarët. Ata me votën e tyre do ti thonë “NDAL” evazionit antishqiptar të një njeriu që është  gati të lidhet edhe me “djallin” vetëm për tu rikthyer në pushtet. Shqiptarët e dinë dhe nuk harrojnë kollaj. Nuk harrojnë ata piramidat, vitin e zi 1997, vrasjet në qytete dhe fshatra pas shkatërrimit të shtetit, nuk harrojnë ata grushtin e shtetit nga bandat e PD në 1998, nuk harrojnë ata fshatarizimin e qyteteve, mbushjen e institucioneve me xhupzinjtë e PD, nuk harrojnë ata Gërdecin, vjedhjen e pasurive dhe pronave nga shtetarët e djeshëm të Berishës, nuk harrojnë ata 21 Janarin dhe vrasjen e 4 personave në mes bulevardit, apo dhe thirrjet dashakeqëse kur ra tërmeti vrastar dhe COVID-i. ky pra është Berisha.

Lexo edhe :  50 mijë shqiptarët që janë lënë jashtë 11 majit

Por shqiptarët nuk do të harrojnë as thirrjen për nxenesit dhe studentët, për të bojkotuar mësimin dhe për tu ngritur në protesta për “mos mbylljen e tik-tokut”. Ai njeri nuk ka ndjenja, nuk ka zemër, nuk ka arsye, nuk ka logjikë, nuk ka asgjë njerëzore, dhe arriti kulmin me thirrjen ndaj shkollarëve. Ai ishte njeriu që nisi degradimin e arsimit në Shqipëri, ishte njeriu që prishi gjithçka të bukur dhe tradicionale që ne kishim në arsim dhe kulturë,  dhe tani kërkon shkatërrimin e brezave të rinj.

Në 11 Maj, Berisha me votën e mbi 1 milion shqiptarëve, do të shpallet “non-grata” edhe nga vendi i tij. Propaganda bajate dhe banale, e shoqeruar me ide fikse antishqiptare, do të marrë fund në 11 Maj. Besoj fort se, edhe ai që deri dje ka patur ndonjë mëdyshje lidhur me votën e tij në 11 Maj, duke dëgjuar thirrjet antihumane për nxenesit dhe studentët, do ti thotë “NDAL” jo vetëm rikthimit të tij në pushtet, por njëkohosisht, humbja do ti përkthehet në një “non-grata” popullore edhe nga shqiptaret. Koha e tij ka mbaruar, ashtu siç kanë shterruar përpjekjet e asaj partie për tu vetëprezantuar si “parti konservatore”, apo më keq dhe më turp akoma, kur duan të konvertohen në “trumpistë” me pahir.

Donald Trump, nuk është ish-komunist, dhe kurrë nuk ka ndërmend të bëjë paqe dhe aleanca me një ish-kryeminister që ka një “mal” me dosje në organet e drejtësisë. Demokracia amerikane, nuk ka fare qasje me parti bajraktaristësh në Ballkan./   S,M

Të fundit

Grevë në 13 aeroporte të Gjermanisë, anulohen katër fluturime nga Prishtina

Një grevë njëditore në 13 aeroporte gjermane çoi në pezullimin e shumicës së fluturimeve, përfshirë katër fluturime nga Aeroporti...

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit stërvitje të përbashkët me FA-të në Zall Herr

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka njoftuar në rrjetet sociale se sot fusha e futbollit në Zall Herr u shndërrua në një terren stërvitor...

Ironizon juristi/ Mijëra të sapo diplomuar duan të katapultohen deputetë për 24 orë

Juristi Kreshnik Spahiu flet për kandidaturat për deputetë në PS, nisur edhe nga deklarata e Ramës se shumica e grupit parlamentar do të garojë në listë...

U vodh nga muzeu rreth 50 vjet më parë, gruaja refuzon të dorëzojë pikturën

Piktura ‘Madonna and Child’ (Maddona dhe Fëmija) e shekullit të 16-të u zhduk pa lënë gjurmë pasi u vodh nga një muze në Italinë...

Berishës s’i del inati: Votuat në 5 minuta arrestimin tim, karma ju vjen prapa

Opozita dhe maxhoranca e përdorën foltoren e kuvendit për të bërë fushatë elektorale. Sali Berisha renditi ata që i quan ‘zezat’ e kësaj qeverie...

Lajme të tjera

Web TV