Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë.
Meta dhe partia e tij, janë pjesë e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025.
Kujtojmë se pak më herët, Meta, gjatë fjalës së tij për Komitetin Drejtues Kombëtar, “na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues dhe përfaqësues.”/ S,M