Prag “lufte” për listat në PD / Berisha heq Tabakun dhe fut Topallin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në limitin e kohës, KQZ regjistroi koalicionin e PD-së me 25 parti të tjera, kryesisht me partinë e Ilir Metës, Shpëtim Idrizit, Fatmir Mediut dhe Agron Dukës.

Pas regjistrimit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të kryesuar nga PD e Sali Berishës, vetë kryetari deklaroi se 8 vende në listat e sigurta do ishin për aleatët. Ndërsa pjesa tjetër do zgjidhej sipas numri të votave të kandidatëve të marra nga gara e Primareve.

Por më të votuarit të këtij procesi në Tiranë, nuk figurojnë në listat e mbyllura të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit. Newsbomb.al ka siguruar listën me emrat të cilët Berisha i ka futur në listën e sigurt, vlen të theksohet që mes tyre qëndrojnë emra bashkëpunëtorësh të vjetër të ish-kryeministrit, si Jozefina Topalli, Flamur Noka, Albana Vokshi etj

Ndërkohë, sdhe pse Hysen Kadiu dhe Ilir Alimehmeti u shpallën më të votuarit në Tiranë nga Primaret, emri i tyre nuk është në listë. Gjithashtu Berisha ka hequr edhe deputeten e PD, Jorida Tabakun e cila në Primaret arriti të merrte rreth 650 vota, por nuk figuron në listën e sigurt, ndërkohë që në të qëndron emri i Erisa Xhixhos nga Partia e Lirisë.

Lista e sigurtë e PD për Tiranën:

-Sali Berisha
-Belind Këlliçi
-Flamur Noka
-Fatmir Mediu
-Edi Paloka
-Tedi Blushi
-Klevis Balliu
-Bes Xhaferri
-Jozefina Topalli
-Erisa Xhixho
-Albana Vokshi
-Ilda Zhulali./          SM

Të fundit

Nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP?! Mikesha e Eglit tregon si qëndron e vërteta!

Eftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë modelja Sara Gjoka, për të komentuar situatat dhe...

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Sikundër u njoftua edhe dje, seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së për kryebashkiakun...

Burri që ka jetuar për 100 ditë me një zemër artificiale prej TITANI…

Një burrë australian në të 40-at e tij ka jetuar për 100 ditë me një zemër artificiale prej titani, duke shënuar periudhën më të...

Zbulohen kandidatët e PS nga Diaspora/ Ja emrat nga Kanadaja, SHBA dhe Britania e Madhe

Partia Socialiste i ka gati emrat potencial që vinë nga diaspora për në listën finale të kandidatëve për deputet. Një mori me emra nga diaspora...

Qumësht apo lëng portokalli, cilin duhet të konsumoni në mëngjes

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe...

Lajme të tjera

Web TV