Egli vazhdon të diskutohet nëpër rrjetet sociale dhe mediat rozë, pavarësisht largimit të saj nga shtëpia. Ka disa që e quajnë viktimë, disa që mendojnë se ishte posesive dhe të tjerë akoma që gjejnë edhe ku mund të jetë tani.
Ditën e djeshme u publikua lajmi se Egli mund të jetë në jug të vendit, konkretisht në Palasë me një mikeshën e saj.
Ndërsa sot Ronaldo Sharka, ka ‘ndezur’ një tjetër teori: rikthimin e Eglit në BBV.
Ronaldo thotë në një intervistë për “Wake Up” se përshtypja e tij është që Eglit mund të rikthehet në BBV.
“Përshtypja ime personale është që Egli edhe mund të rikthehet, dhe nëse e bën shanset për ta fituar janë të mëdha. Ndonëse duket si e pamundur, situata të tilla dhe rikthime që kanë habitur publikun kanë ndodhur edhe në edicione të shkuara, e kjo po ashtu është një formulë që ka funksionuar edhe në BBV-të më të suksesshëm jashtë vendit. Se ç’mund të ndodhë, mbetet për t’u parë…”, tha ai.
E nëse Egli kthehet, atëhere paska qenë një stratege e vërtetë e lojës, duke pranuar të shkelë edhe mbi dinjitetin e saj./ S,M