Liverpuli dhe Evertoni, historia e një “stadiumi siamez” që nuk u realizua kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Anfield Road” dhe “Goodison Park” janë dy stadiume legjendare të Liverpulit, të ndara me disa qindra metra. Të imagjinosh këto stadiume pranë njëri-tjetrit, të lidhur vetëm me një qendër tregtare, duket si një ide e çmendur, e cila lindi në vitin 2010.

Siç zbuloi “The Athletic” këtë të hënë, arkitekti Hoakim Zadou dhe Endi Heron, në krye të një konsorciumi investitorësh, kishin imagjinuar në fakt një projekt të  “stadiumeve siameze”. Kjo mund të kishte ndihmuar në zbutjen e vështirësive financiare me të cilat përballeshin Liverpuli dhe Evertoni, dy fqinjë që po mendonin të transferoheshin diku tjetër.

Që në vitin 2006, ‘Toffees’, të cilët do të transferohen në një stadium të ri sezonin e ardhshëm, donin të largoheshin nga “Goodison Park” për një stadium me 50.000 vendesh në Kirkbi, i cili do të ishte pjesë e një kompleksi tregtar. Megjithë votën e favorshme nga mbështetësit dhe miratimin e këshillit të qytetit, projekti u refuzua në vitin 2009 nga qeveria britanike pas një hetimi publik.

“Redsat”, nga ana e tyre, po planifikonin një stadium të ri në Stanley Park. Por marrja e klubit në vitin 2007 nga Tom Hiks dhe Xhorxh Xhilet, i financuar nga borxhi dhe i dobësuar nga kriza financiare, e kishte varrosur idenë.

Projekti i stadiumit siamezë u ofroi të dy klubeve mundësinë për t’u zhvendosur, ndërkohë që kishte avantazhe të dukshme në sytë e Hoakim Zadou. “Tifozët do të ishin mësuar të shkonin në të njëjtin vend. Kjo do t’i kishte lejuar të dy klubet të qendronin pranë rrënjëve të tyre,” shpjegoi arkitekti për “The Athletic”.

Megjithatë, kundërshtimi nga tifozët, mungesa e interesit nga drejtuesit e Liverpulit dhe Evertonit ( kundërshtarë këtë të mërkurë në Premier Ligë), si dhe mungesa e një modeli të qendrueshëm ekonomik e zhgënjeu projektin./   S,M

Të fundit

U ndërtua enkas për të, Bill Gates nuk shkeli kurrë në jahtin luksoz, 580 milionë euro

Miliarderi Bill Gates nuk e ka shkelur asnjëherë jahtin e tij superluksoz me hidrogjen, pavarësisht se ai kushtoi plot...

Spiropali ironizon opozitën: Bie dakord me ta kur thonë se nuk e mundin dot Ramën

“Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian vetëm me Edi dhe PS”, është ky slogani që do të shoqërojë socialistët, në fushatën për zgjedhjet parlamentare të...

Si ta lexosh personalitetin e dikujt në pak sekonda… pa qenë psikolog

Në jetën e përditshme, shpesh nuk është e nevojshme të kesh njohuri të thelluara në psikologji për të kuptuar personalitetin e një personi. Mjafton...

SHBA shkarkon komandantin në Groenlandë pas vizitës së JD Vance

SHBA njoftoi se shkarkimin e komandantit të bazës hapësinore Pituffik në Groenlandë, me argumentin e një “humbjeje të besimit në aftësinë e saj për...

Burri vret gruan në Zvicër/ Të dy nga Malisheva e Kosovës

Një shtetas i Kosovës dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, në një fshat të Zvicrës, dhe më pas ka vdekur edhe vetë. Mediat kanë...

Lajme të tjera

Web TV