Last Updated on 26/11/2026 by EL
Elbasani dhe Skënderbeu në Superligë, por edhe Besëlidhja e kanë pësuar nga sjellja e tifozëve në javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Të tre klubet, sipas komisionit të disiplinës dhe etikës në FSHF, janë gjobitur me 100 mijë lekë secili.
Më keq e ka pësuar Sopoti në Kategorinë e Parë që pas ndeshjes me Korabin është gjobitur me 300 mijë lekë. Kjo sepse tifozët kanë hedhur sende të forta në fushën e lojës, duke rrezikuar arbitrat e ndeshjes, ndërsa për klubin ka edhe një paralajmërim për dënime më të rënda.
Ndërkohë për sfidën Oriku-Kukësi nuk ka ende një vendim. Komisioni bën me dije se për ndeshjen në fjalë, ku Kukësi ka akuzuar për dhunë, është hapur një hetim. Në përfundim të hetimit do të ketë edhe vendime.
Ndërkohë në njoftim të dytë komisioni bën me dije se ka rrëzuar kërkesën e Dinamos për të paguar pjesën e mbetur të pezullimit për Ilir Dajën. Ky i fundit nga 5 ka kryer 3 ndeshje pezullim, ndërsa sipas komisionit do të vijojë të kryejë edhe dy të mbeturat.
Të gjitha vendimet e disiplinës në javën që lam pas
- Zyrtari i KF Vllaznia, Werner Reinmuth Burger, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur mjete piroteknike dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF Besëlidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, si dhe për mangësi në garantimin e rendit dhe sigurisë në stadium, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në ambientet e brendshme të tij, në bazë të neneve 17/1, 17/2/a dhe 17/2/b të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Sopoti, për dështim në garantimin e rendit dhe sigurisë në ndeshje si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 8/1, 17/1, dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
KF Sopoti, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës, duke cenuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.
- Zyrtari i KF Sopoti,Fatjon Xhafa, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 14/1/k dhe 33 të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
- Lojtari i KF Korabi, Serxhio Xhika, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Oriku kunder FK Kukesi.
- Zyrtari i Flamurtari FC, Lejdi Licaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Albpetrol, Polizoi Arberi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes duke u futur në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Albpetrol, Gëzim Hyska, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes duke u futur në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtarja e FK Partizani Vajza, Estrela Habili, për sjellje të dhunshme ndaj lojtareve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i North United FC, Valter Ledinaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FK Vora U-19, Emiljano Mihana, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Kejdi Kacelli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Mirdita, Ardit Gega, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/4 të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i FK Skrapari, Genc Lamçe, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FK Skrapari, Klaus Cucka, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i FC Kinostudio, Anjez Gjonpalaj, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes si dhe për mosrespektimin e vendimit nr. 49, datë 16.06.2026, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
Kohës së re të dënimit i shtohet periudha e pashlyer e dënimit të mëparshëm të vendimit nr. 49, datë 16.06.2026.
- Lojtari i Y-4 Albania U-16, Fabio Sula, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Flamurtari FC U-16, Brendon Ballaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Kamza Sport U16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16 kunder Flamurtari FC U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Lojtari i FK Apolonia U-16, Redion Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Akademia e Futbollit U-15, Albijon Xhaferaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Pogradeci U-13, Joel Xhydollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Football Republic U-11, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur thirrje diskriminuese, në bazë të neneve 8/1 dhe 15/2/a të KDE-së, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshjeje pa spektatorë, me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë, si dhe me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 76/1/e të KDE-së, gjoba aplikohet në masën 3%.
- BS East Park U11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kunder Football Republic U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Falkon A, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kunder Pasioni U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Falkon U-10, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kunder Tirana Young Star U-10, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Titans B, U-9, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kunder Dinamo 14, U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- East Park A, U-7, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-7, Zona Rajonale Tiranë, kunder Etien Academy B, U-7, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Pasioni U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kunder FC Autokton U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Flamurtari FC, Shkëlqim Ramaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së FC Kinostudio, lidhur me pretendimin për aktivizimin e mundshëm të lojtarëve që nuk kishin të drejtë për të luajtur në ndeshjen Sopoti B – FC Kinostudio, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Triumph, Orvyn Bajrami, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit./et
