Last Updated on 26/11/2026 by Monika
Presidenti i FSHF, Armand Duka, foli në ceremoninë e hedhjes së shortit për Euro U-21.
Kreu i institucionit të futbollit shqiptar u shpreh tejet i lumtur që përfaqëson vendin në një ngjarje kaq madhore, duke e cilësuar këtë turne si kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për ekipet kombëtare.
Ai theksoi se kjo është hera e parë në histori që Shqipëria merr përsipër organizimin dhe pjesëmarrjen në një event të këtyre përmasave. Duka vuri në dukje se zhvillimi i turneut në muajin qershor, pas përfundimit të kampionateve të klubeve, do ta kthejë të gjithë vëmendjen e botës së futbollit tek ky aktivitet.
“Jam shumë i lumtur që përfaqësoj futbollin shqiptar në një event të rëndësishëm. Euro U-21 është kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për ekipet kombëtare. Për Shqipërinë është hera e parë që marrim një event kaq të madh. Në qershor kur do të mbahet eventi, futbolli i klubeve do të ketë përfunduar dhe vëmendja do të jetë tek ky event. Për Shqipërinë është hera e parë që do të marrë pjesë. Uroj të marrin eksperiencën e duhur dhe ta shfrytëzojnë. Ky event do i shërbejë shumë fëmijëve, për rritjen e tyre. Ata që do të marrin pjesë, do të motivohet më shumë. Stadiumet që kemi ndërtuar për këtë event, do të trashëgohen nga fëmijët për të ardhmen .
Duam ta organizojmë sa më mirë këtë kampionat dhe t’i bëjë të gjithë të ndihen mirë në Shqipëri dhe në Serbi. Një event i tillë do shumë punë, por besoj se do të jemi të suksesshëm”, tha Duka./mxh
