Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të hiqni dorë nga sheqeri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të na pëlqejnë ëmbëlsirat, por të gjithë e dimë se nuk duhet ta teprojmë.

Sigurisht, ka mënyra se si mund të zëvendësojmë ëmbëlsirat që përmbajnë shumë sheqer me një ushqim tjetër që është i ëmbël, por që nuk përmban një sasi të madhe sheqeri.

Vaj kokosi

Raporti i fundit i Shoqatës Amerikane të Zemrës thotë se vaji i kokosit është i pasur me yndyra të ngopura dhe për këtë arsye është mirë të kufizojmë sasinë që konsumojmë, megjithatë rezulton të jetë veçanërisht i dobishëm në përpjekjen për të kufizuar dëshirat për sheqer.

Çaj jamballi

Çaji i jamballit, si çdo çaj me shije natyrale të ëmbël, mund t’ju japë ndjesinë se po konsumoni diçka të ëmbël, por pa ju ngarkuar me sheqer dhe kalori.

Patate e ëmbël

Siç sugjeron emri i saj, patatet e ëmbla kanë një shije të ëmbël, kështu që ato mund të kënaqin dhëmbin tuaj të ëmbël. Mund ta prisni në copa dhe ta piqni në furrë me vaj kokosi dhe të spërkatur me paprika të tymosur dhe kanellë.

Karrota

Të pasura me fibra që ju ngop, krokante dhe me një shije natyrale të ëmbël, karotat janë një nga ushqimet që ju ndihmojnë të kufizoni konsumin e sheqerit. Ju mund ta prisni karrotën në shkopinj dhe t’i keni me vete për ushqime sa herë që dëshironi diçka të ëmbël. Për një kënaqësi më të plotë mund ta kombinoni edhe me humus.

Gjalpë arra

Nga bajamet, arra, shqeme, fëstëkë apo lajthi, cilindo gjalpë arra pa sheqer të preferoni, rezultati është që dëshira juaj të plotësohet pa iu drejtuar ëmbëlsirave.

Lexo edhe :  Infarkti i miokardit, cilat janë simptomat që nuk duhen injoruar

Çokollatë e zezë 85% kakao

Çokollata e zezë ka shumë përfitime shëndetësore. Prandaj nuk është keq të shijoni herë pas here çokollatë të cilësisë së mirë, me përmbajtje të lartë kakao. Dhe ndoshta 100 gram nga kjo çokollatë duhet të përmbajë rreth 1 lugë sheqer, megjithatë ka një shije aq të pasur sa nuk mund të hani një sasi të madhe gjithsesi./k.k

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV