Kryediplomati britanik në Kosovë për forcim të bashkëpunimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu në detyrë i ekzekutivit kosovar “theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiq endet i lirë dhe i mbrojtur nga aparati shtetëror serb”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor, që, sipas Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit në luftimin e imigracionit të parregullt dhe krimit të rëndë të organizuar.

Të martën mbrëma, kryediplomati britanik u prit në Prishtinë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrat e Qeverisë së tij.

Kurti ka biseduar me Lammyn, ndër të tjera, rreth situatës aktuale në rajon dhe asaj gjeopolitike në Evropë, si dhe për çështjet e sigurisë, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

Kreu në detyrë i ekzekutivit kosovar “theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiq endet i lirë dhe i mbrojtur nga aparati shtetëror serb”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023, kur kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij.

Kurti ka shtuar se Radoiçiq “duhet të ekstradohet në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim të drejtë për veprat e tij”.

Një takim mes Lammyt dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është paraparë të zhvillohet në mëngjesin e së mërkurës.

Lexo edhe :  Përfundon restaurimi i Kalasë së Bashtovës me mbështetjen e BE

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka vlerësuar vizitën e Lammyt në vend, duke thënë se ajo “thekson angazhimin e përbashkët për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe avancimin e paqes e stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.

Homologia kosovare e Lammyt, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka informuar sekretarin e Jashtëm britanik për, siç është thënë në një komunikatë të MPJD-së, “sfidat e sigurisë në Ballkan, përfshirë veprimet destabilizuese të Serbisë dhe ndikimin rus, të cilat vazhdojnë të rrezikojnë stabilitetin rajonal”.

MPJD është shprehur më tej se “partneriteti mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë të forcohet dhe të thellohet, me fokus në përmirësimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe politikës ndërkombëtare”.

I pranishëm në takimin e Lammyt me kabinetin qeverisës të Kosovës mori pjesë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili ka thënë se miqësia mes Kosovës dhe Britanisë është e kamotshme dhe e fortë.

Lammy pritet të takojë edhe trupat paqeruajtëse britanike në Kosovë, të cilat shërbejnë në kuadër të misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Sekretari i Jashtëm britanik, pas qëndrimit në Kosovë, pritet ta vizitojë edhe Serbinë, ku është paraparë, sipas Qeverisë britanike, nënshkrimi i një marrëveshjeje të re bashkëpunimi për luftimin e bandave në qendër të krizës me imigracionin ilegal dhe për sigurimin e kufijve të Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse e një takimi të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, në Londër, në vjeshtën e sivjetme, i cili, ndër tjerash, ka për qëllim të mbështesë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit./K.K

Të fundit

Petro Koçi: Ja si po tenton të shpëtojë nga prangat e drejtësisë Berisha dhe Meta

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka folur pa doreza për të ashtuquajturit të paprekshëm të politikës shqiptare. Ai deklaroi...

Matrikulluan bagëti të kontrabanduara, arrestohen 4 veterinerë në Korçë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Matrikulli”. Katër veterinerë janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi matrikulluan...

Ish-deputeti për sherrin Lapaj-Shabani: Po vloj nga brenda, i kam mbështetur me zemër

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar përplasjen në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, lidhur me debatin për mandatin e fituar nga koalicioni “Nisma...

Një “Stolpersteine” për Gazën

Nga Namir Lapardhaja Nëse ecën nëpër rrugët e qyteteve gjermane dhe shikon në trotuar një pllakë të vogël në ngjyrë argjendi, të vendosur mes gurëve...

Tarifat godasin prodhuesit amerikanë të makinave, General Motors humbet 1.1 mld dollarë

Të parat që po ndiejnë efektin negativ të tarifave doganore të vendosura nga Trump janë pikërisht kompanitë amerikane të makinave, të njëjtat që, sipas...

Lajme të tjera

Web TV