Rama për Durana Tech Park:5 mijë vende pune,talentet e teknologjisë duhet t’i mbajmë afër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbahet sot eventi për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë te Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së sipërmarrjeve, zhvillimit teknologjik dhe ekonomik e rajonit.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se ‘Durana Tech Park’ është produkti i parë konkret i një vizioni që dukej utopik.

Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se brenda disa javësh do të përfundojë edhe procesi i ‘reformimit’ të Diellës, asistentes virturale në e-Albania, ku të gjitha veprimet do të kryhen nga ajo.

“Së shpejti prezantojmë modelin e AI në shërbimet publike, do të kalojmë nga asistentja dixhitale e e-Albanias që vetëm orienton marrësit e shërbimeve me zë në një nivel tjetër, ku do të bëjë punën që sot e bën dikush që hyn për të marrë shërbimin.

Është çështje javësh, një apo dy muajsh, që ky nivel tjetër i asistencës në shërbimet dixhitale të bëhet i aksesueshëm”, u shpreh kryeministri.

Synimi tha kryeministri është që me këtë iniciativë të rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit në gjysmë miliard euro.

Në fund, Rama iu bëri thirrje të rinjve shqiptarë që ta shohin ‘Durana Tech Park’ si ‘atdheun e tyre brenda atdheun tonë të madh’.

“Synojmë që të arrijmë shumë shpejt mbi 5 mijë mundësi për punë, për ekspertët e teknologjisë dhe të rinjtë me paga shumë më të larta. Synojmë që të rrisim eksportet dhe të ardhurat tona me afërsisht 3.5 miliardë euro brenda dy dekadave vetëm nga kjo iniciativë, që e kemi studiuar dhe konfirmuar së bashku me partnerët tanë francezë.

Synojmë që po ashtu të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë periudhës që po flas, vetëm nga kjo iniciativë të jenë mbi gjysëm miliardë euro.

Lexo edhe :  Ëndrra me të atin që e përndjek ende Edi Ramën, por që e bëri ministër

Në fund fare dëshiroj që dhe një herë tjetër, ti bëj me dije të gjithë djemve dhe vajzave që punojnë në këtë sektor… ta shikojnë Durana Tech Park si atdheun e tyre brenda atdheut tonë të madh, atdheun e një shoqërie dixhitale që aty brenda ka komplet të tjera rregulla në funksion, të mënyrës se si funksionon mendja e këtyre, gjë që unë nuk e di ta them se si, por unë them në mënyrë të admirueshme.

Di ashtu që këta njerëz më mirë ti kesh me vete se kundër, se kur i ke kundër të bëhen hakera, kur bëhen hakera bëhen problem”, përfundoi kryeministri. /k.k

Të fundit

Financial Times zbulon udhëtime sekrete të zyrtarëve iranianë në objektet bërthamore ruse

Gazeta Financial Times përmes një investigimi ka zbuluar rolin e Rusisë në zhvillimin e programit bërthamor të Iranit. Raporti madje...

Dy demokratët japin sinjalin e bashkimit: Kështu i bëjmë mirë PD-së

Dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Myslim Murrizi dhe Dash Sula përgjatë orëve të fundit janë duke shkëmbyer replika të njëpasnjëshme virtuale për mënyrën sesi...

Nga Italia, deputet e ministër, në shitës, si e denigroi Enveri Sejfulla Malëshovën!

Sejfulla Malëshova ishte ndër komunistët e parë, por vite më vonë ai e pësoi shumë keq nga komunizmi. Ideolog, poliglot e mbi të gjitha, një...

Organizata Europiane ngre alarmin për banesat: Duhet ndërhyrje urgjente

Organizata Europiane e Profesioneve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI), përfshirë NAREA-n (Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme), në dokumentin publik të datës 5 gusht...

BIRN: Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës,...

Lajme të tjera

Web TV