Takimi ‘Shqipëria 2030 në BE’, Spiropali: S’kemi qenë më kurrë kaq pranë Unionit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali tha se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më parë pranë Bashkimit Evropian. Sipas saj, edhe Unioni evropian nuk ka qenë më i bindur për progresin e vendit tonë drejt rrugëtimit të saj.

“Asnjëherë Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë qenë kaq afër, të qartë dhe të vendosur në rrugëtimin e tyre drejt familjes evropiane. Asnjëherë BE nuk ka qenë kaq i bindur dhe qartësisht për progresin dhe anëtarësimin e Shqipërisë. Jemi në një momentum historik që po e shfrytëzojmë për ta vendosur brenda kësaj dekade yllin e Shqipërisë mes 27 yjeve të Evropës. Tashmë që forcat politike kanë zbritur në fushë për 11 maj ta konsiderojmë këtë fushatë zgjedhore si mundësi për t’u bashkuar më shpejt familjes tonë të nartyeshme evropiane.”, u shpreh Spiropali.

Ajo tha se Kuvendi do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi.

“Kuvendi do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, harmonizimin e sundimit të ligjit me të drejtat kushtetuese dhe ligjore. Në këtë mbështetje mbajmë parasysh edhe vlerësimet dhe rekomandimet të raportit të Komisionit Evropian për shtetin e së drejtës dhe pozicionin e përbashkët të BE për grupkapitujt të parë. Sfida është zhvillimi i legjislacionit që kemi miratuar dhe garantimi i praktikave më të mira.”, u shpreh mes të tjerash Spiropali.

Kryeparlamentarja përmendi gjithashtu edhe konfliktualitetin politik, duke thënë se ka penguar në disa raste funksionimin normal të institucioneve të pavarura dhe të vetë Kuvendit.

“Do të gjejmë rrugëdalje nga polarizimi i lartë që i janë imponuar kuvendit si pasojë e konfliktualitetit politik, i cili ka penguar funksionimin normal të disa institucioneve të pavarura. Kuvendi është duke inkorporuar mjaft praktika parlamentare të vendeve të BE dhe PE. Përveç propozimeve të deritanishme, të përfshihen edhe ide dhe rekomandime për implementimin në kuvend edhe të modele dhe parlamenteve të vendeve të BE.”, shtoi kryeparlamentarja./e.t

Të fundit

E Premtja e Madhe/ Rituali i të krishterëve, udhëtimi i fundit i Krishtit në kryq

E premtja e madhe e Pashkës është pritur në shumë vende të botës nga besimtarët e krishterë. Në Jerusalem...

Kanosën punonjësen e Bashkisë Kavajë për shkak të detyrës, shpallen në kërkim 3 persona

Një punonjëse e Bashkisë së Kavajës ka kalllëzuar pranë organeve kompetente tre shtetas, të cilët sipas 56-vjeçares, e kanë kanosur në ambientin e punës...

Stresi kthehet me ish bashkëshorten, çifti së shpejti me një këngë

Çifti mjaft i përfolur i showbizz-it, reperi Stresi dhe Keisi, pas uljeve dhe ngritjeve të shumta në marrëdhënien e tyre, duket se janë rikthyer...

Berisha: Një gjyqtar i guximshëm urdhëroi që SKAP-i të hetojë Ramën për vilën në Surrel

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë takimeve në Krujë tha se SPAK ka vënë nën hetim kryeministrin Edi Rama për vilën në Surrel. Berisha: Të...

Themelues të fotografisë shqiptare, arkiva e Marubëve shpallet trashëgimi nga UNESCO

Arkiva e objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit është shpallur zyrtarisht pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar Memory of the World nga UNESCO. Lajmi është...

Lajme të tjera

Web TV