Last Updated on 04/04/2025 by adminfjala
Arrestohet ish efektivi i RENEA Altin Morina, i shpallur në kërkim që prej Majit të vitit 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Morina është arrestuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ku dyshohet se me vete mbante edhe një pistoletë.
Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës.
Ish efekti i RENEA ka qenë arrestuar edhe më herët, në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro./E.T