Last Updated on 04/04/2025 by adminfjala
Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Astirit mesditën e sotme, duke shkaktuar panik dhe alarm mes banorëve.
Sipas informacioneve paraprake, shkaku i flakëve dyshohet të jetë një paketë elektrike që ka pësuar defekt, duke çuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Për shkak të tymit të dendur që është përhapur në të gjithë ndërtesën, shumë banorë kanë hasur vështirësi në daljen e tyre nga apartamentet, duke u detyruar të presin ndihmën e shërbimeve emergjente.
Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, duke ndërhyrë me urgjencë për të izoluar dhe shuar flakët, si dhe për të ndihmuar banorët e bllokuar në katet e sipërme.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për viktima.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes dhe për të garantuar sigurinë e banorëve./k.k