Kryeministri francez: Tarifat e Trump do të shkaktojnë krizë planetare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes atyre që shprehin kundërshtinë për politikat tregtare të Donald Trump është edhe kryeministri francez François Bayrou.

Në një intervistë për Le Parisien ai thotë se tarifat e vendosura për mallrat e huaja përbëjnë një përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekonominë franceze dhe evropiane.

“Vendimi i Trump është jashtëzakonisht serioz .Vendosja e këtyre detyrimeve të çmendura doganore do të çojë në një krizë globale”, shprehet Kryeministri i Francës, François Bayrou.

Kryeministri beson se viktimat e para të kësaj lufte tregtare mund të jenë vetë amerikanët ndërsa thekson se kompanitë duhet të rishqyrtojnë investimet e tyre përtej Atlantikut. Ai paralajmëron gjithashtu se tarifat pritet t’i kushtojë Francës më shumë se 0.5%” të PBB-së së saj dhe rreziku i humbjes së vendeve të punës është shumë i madh.

Kryeministri francez komentoi edhe mbështetjen e Donald Trump ndaj politikanes së ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Mbështetja e ofruar nga presidenti amerikan Donald Trump për kryetaren e parties Tubimi Kombëtra, Marine Le Pen, me argumentin se ka një “gjueti shtrigash”, përbën për Kryeministrin francez “ndërhyrje” në punët e brendshme dhe ato politike të Francës./    S.M

Të fundit

Kryepiskopi Joan uron besimtarët për Pashkët: Ngjallja na jep forcë dhe besim

Me rastin e festës së Pashkëve, Kryepiskopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joan, ka uruar të gjithë...

“200 mijë lekë gjobë qytetarit se krasiti pemët e veta”/ Revoltohet keq Erion Braçe

Përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në  “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka denoncuar Policinë Bashkiake, e cila sipas tij,...

A po krijon OpenAI një rrjet të ri social?

OpenAI thuhet se po zhvillon një rrjet social të vetin, të ngjashëm me X-in (ish-Twitter), sipas burimeve të afërta me situatën. Edhe pse projekti...

TRONDITËSE!/ Si i mbulonte mjeku në Gjermani ‘gjurmët’ e vrasjeve të pacientëve të tij

Një mjek gjerman i kujdesit paliativ është akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve të tij duke përdorur një koktej drogash vdekjeprurëse. Prokurorët në Berlin...

Anija “fantazmë” del në breg

Një pamje e pazakontë ka habitur pushuesit në Beverly Beach, në bregun lindor të Floridës, kur një anije 15 metra e gjatë u shfaq...

Lajme të tjera

Web TV