Berisha ironizon Ramën: Gafë! Bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokratin Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e krahason kreun e PD-së me shpendin e bufit.

Berisha tha se Rama gaboi që e krahasoi me bufin, pasi ky shpend është simboli i e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat.

Nuk flet për program. Për atë, për Edi Ramën, nuk është problem pensioni tmerrësisht i ulët. Nuk është problem largimi i të rinjve. Nuk është problem sundimi i krimit sepse ai sundon së bashku me ta. Nuk është problem falimentimi i ndërmarrjeve prodhuese për shkak të narkoeurove dhe Ballkanit të Hapur.

Për të, problem është opozita, i biri i të atit tregohet. Pasi bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, tani përpiqet t’ua paraqesë opozitën me krahasime, hardhuca, zhapinj, zhaba, etj.

Ai vërtet është shumë i pasur, ai vërtet ka saraje, ai vërtet ka rrëmbyer qindra mijëra tokë në Himarë, ai vërtet ka qindra milionë sipas OSBE në konto, por ka një gjë që i mungon atij.

Ai është i shkretë, është i varfër në kulturë. Ai gafoi duke më krahasuar mua me bufin, simbolin e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat. Që nga Athinaja tek Harri Poter”, tha Berisha./   S,M

Të fundit

LaCivita, “shpëtimi” i imazhit të Berishës

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fushatës së fundit të Donald Trump, është angazhuar nga Partia Demokratike për zgjedhjet...

Rama “përplaset” me BE-në për rrotacionin politik

Shqipëria synon anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, por rruga drejt këtij objektivi mbetet e ndërlikuar. Kryeministri Edi Rama thekson se vetëm qeverisja...

Kujdes nga konfliktet sot…çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të mërkurën Dielli i favorshëm. Në pak ditë do të keni mbështetje të tjera astrale, për shembull...

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Bayern Munich. Skuadra...

Lajme të tjera

Web TV