Zhdukja e 27-vjeçarit në Has, humb gjurmët edhe babai që doli për ta kërkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 27-vjeçar rezulton i zhdukur që prej pasdites së të dielës, kur vendi u përfshi nga reshje të pazakonta bore.

Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja ka humbur kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit.

Në ndihmë të tyre për kërkime ka ardhur edhe një helikopteri i Forcave të Armatosura, por pa rezultat./k.k

Të fundit

Referendumi për nënshtetësinë në Itali mund ta bëjë vendin më të drejtë

Për dekada me radhë, shteti italian ka ashpërsuar rregullat se kush ka të drejtë të quhet italian. Ky është...

Rama ndan pamjet: Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje po rilind me klasa të reja

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në gjimnazin “Jani Nushi” në Lushnje. Rama shprehet se gjimnazi do të ketë klasa...

Zbarkimi në Normandi/ “Dita D” aleatët 155 mijë trupa kundër gjermanëve

Përgatiti: Leonard Veizi Ka më shumë se 80 vjet që kjo ditë kujtohet për çdo vit. Ishte mesi i muajit maj të vitit 1944 kur...

“Udhëton me një fletushkë”/ Spiropali ironizon Berishën: Nuk po lënë gur…

Në një deklaratë publike, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i cilësoi veprime si një “njollë të zezë në diskursin politik shqiptar”. Kryetarja e Kuvendit,...

Laert Vasili për ish-konkurrentët: Po vazhduan, do të përballen me avokatët e mi

Finalisti i Big Brother VIP Albania 4, Laert Vasili, tregoi në një intervistë të fundit se pas daljes nga ky reality show ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV