Shenjat që tregojnë se trupit i duhet të pushojë dhe çlodhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht dëshirës, energjisë, mundësive dhe motivimit për të punuar e për t’u përballur me sfidat e përditshmërisë, trupi ka nevojë për kohën e duhur për rikuperim, qetësi dhe pushim.

Nëse njeriu nuk i dëgjon ‘thirrjet’ e organizmit, atëherë përballet me lodhje kronike, dhimbje e shumë simptoma të tjera.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për disa nga shenjat e organizmit që tregojnë qartë se ka nevojë të pushojë.

Pagjumësia

Pagjumësia është një nga shenjat që jep organizmi kur ka nevojë për të pushuar.

Për shembull, aktiviteti i tepëruar fizik shkakton stimulim të jashtëzakonshëm të sistemit qendror nervor.

Ky stimulim e bën të vështirë gjumin dhe mungesa e tij është tepër e dëmshme.

Për pasojë, njerëzit që kanë kryer një jetë pasive, duhet ta marrin shtruar me aktivitetin fizik e të mos stërmundohen.

Ata duhet të marrin një ose dy ditë pushim mes çdo seance ose aktiviteti fizik.

Kjo kohë do u japë mundësi muskujve që të rikuperohen dhe gjumit të jetë më i paqtë.

Rrahjet e Zemrës

Një shenjë tjetër që tregon se trupi ka nevojë të pushojë ka të bëjë me rrahjet e zemrës.

Kur trupi pushon, rrahjet e zemrës duhet të jenë më të ulëta.

Zemra e një të rrituri rreh nga 60 deri në 100 herë në minutë.

Sa më të ulëta të jenë rrahjet e zemrës kur trupi pushon aq më mirë funksionon zemra.

Nëse këto rrahje janë më të larta se 100, atëherë trupi po punon më fort për të shpërndarë oksigjenin në organe.

Dhimbjet

Kontraktimet e muskujve, dhimbjet e kyçeve apo të kokës janë tregues se trupi mezi po qëndron në këmbë.

Lexo edhe :  Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Përpos tyre, këto shenja tregojnë se në organizëm mund të ketë inflamacion.

Këto dhimbje, bashkë me inflamacionin mund të trajtohen me ibuprofen ose me acide yndyrore omega-3.

Burimet më të mira të këtyre acideve yndyrore janë salmoni, sardelet, arrat dhe farat.

Oreksi

Kur trupi është i lodhur, pasojat i vuan edhe oreksi.

Ju mund të ndiheni tepër të lodhur për të gatuar ose keni mungesë oreksi.

Përpos pushimit, duhet të siguroheni që do të ushqeheni mjaftueshëm dhe shëndetshëm por edhe të hidratoheni.

Mungesa e ushqimeve shteron energjitë, shkakton rënie flokësh, ul temperaturën e trupit e nxit të dridhurat e marramendjen./k.k

Të fundit

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve...

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Lajme të tjera

Web TV