Last Updated on 07/04/2025 by adminfjala
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stadiumin e Rrogozhinës, aty ku po luhej ndeshja e Superiores mes Egnatias dhe Elbasanit.
Në minutën e 79-të, një tifozë i ekipit vendas ka rënë nga tribuna, nga një lartësi rreth 2.5 metra.
Lojtarët që panë momentin ndalën menjëherë lojën dhe thirrën stafet mjekësore, të cilat i dhanë ndihmën e parë, ndërsa më pas ambulanca e transportoi në spital tifozin./e.t