Një histori tragjike në azilin e pleqve, ndryshe nga vetmia e Tinka Kurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreshnik Spahiu

Bajrami ishte një burrë fisnik i moshuar (tironc autokton) 86 vjeçar që kishte përfunduar në azilin e pleqve.

Një mëngjes dhjetori ai trokiti në zyrën time të avokatisë për tu konsultuar për hallin e madh që i kishte rënë në vitet e fundit të jetës.

Ai ishte baba i katër fëmijëve, të cilët ishin martuar dhe kishte 9 nipa e mbesa.

Ai kishte qënë pronar i një nga vilat më të bukura dhe të vjetra në qendër të Tiranës.

Me inistimin e fëmijëve vila ishte prishur dhe ishte dhënë me përqindje një ndërtuesi për një pallat 8 kate. Pas përfundimit, 4 fëmijët e tij morën si përqindje dyqanet dhe i dhanë ato me qera, ndërsa babi i tyre përfundoj në azil pleqsh.

Bajrami kishte humbur pronat, kishte humbur fëmijët, kishte humbur nipat dhe mbesat, madje jetonte në shtëpinë e të moshuarve.

Sigurisht që fëmijët e Bajramit përveç babait nuk flisnin as me njëri-tjetrin. Tre prej tyre ishin divorcuar dhe dyqanet ishin objekt i ndarjes pasurisë në gjykatë me ish-gratë e tyre.

Me keqardhje sot nuk di nëse jeton Bajrami apo jo, por mu kujtua historia e tij kur lexova historinë e ndryshme të Tinka Kurtit por që të përbashkët kishin vetëm azilin e pleqve.

U ndjeva keq jo nga fundi dramatik i Tinka Kurtit por nga komentet cinike të atyre që duan ta keqpërdorin politikisht azilin e artistes së madhe.

Çuditërisht “lotët” vinin nga ata që kanë vjell vrerë për Tinka Kurtin duke e quajtur komuniste apo produkt të realizmit socialist.

Ne jemi rritur në fëmijëri me zërin dhe sytë e saj.

Për të gjithë brezin tonë ajo ishte si njeriu i familjes që shfaqej çdo të dielë në ekranin bardhezi.

Lexo edhe :  “Non grata” nuk i duhet më as Berishës, as kundërshtarëve të tij

Fatkeqësisht një pjesë e madhe e shqiptarve ende nuk e kuptojnë që jetojmë në shekullin e vetmisë.

Në Gjermani 1 milion njerëz apo 20% e të moshuarve të thyer jetojnë në azil pleqsh si një alternativë më e mirë se 4 muret bosh të shtëpisë.

Jeta e gjatë është një dhuratë por edhe “ndëshkim” nga Zoti.

Jeta e gjatë shpesh i përball njerzit me tre sfida:
– vdekjen e fëmijve
– vetminë
– varfërinë

Shkodrania fisnike dhe zemërmadhe Tinka Kurti humbi djalin e saj 7 vjet më parë.

Ndryshe nga klienti im Bajrami që u braktis dhe u  grabit nga fëmijët, Tinkën e ndau vdekja nga djali dhe mbeti e vetme.

Artistja Tinka Kurti është një ikonë e kinemasë dhe artit.

Çdo kush në Shqipëri mund të ketë fatin e madh të jetëgjatësisë së Tinka Kurtit por duhet përgatitur për alternativën se si do e përballojë vetminë.

Vetmia do të jetë sëmundja e këtij shekulli sidomos për gjeneratat e reja të cilat sot nuk duan as të martohen dhe as të trashëgohen.

Le ti urojmë çdo kujt jetën sa të Tinka kurtit por jo vetminë e saj. Ndonse azili i pleqve sigurisht mbetet alternativa më e mirë se shtëpia e boshatisur apo e braktisur.

Ndërkohë habitem pse në Shqipëri ende s’ka një parti që të premtoj si çdo shtet europian ndërtimin e qindra azileve për të moshuarit të cilët nuk duan të mbyllin sytë në vetmi por me shoqëri……?/e.t

Të fundit

21 pozicionet e punës që do të zhduken deri në 2030

Sipas raportit të vitit 2025 nga Forumi Ekonomik Botëror, rreth 92 milionë vende pune – ose 8% e totalit...

Vetëm pak orë para dasmës, forcat izraelite vrasin fotoreporteren e Gazës

Fatima Hassouna, e cila kishte dokumentuar luftën në Gaza për 18 muaj dhe ishte subjekt i një dokumentari të ri, u vra së bashku...

Revolucion te Reali, madrilenët bëjnë gati trajnerin e ri

Eliminimi nga Liga e Kampioneve, duke se ka sjellë fundin e aventurës së trajnerit Carlo Ancelotti në stolin e Real Madrid. Spanjollët e kanë marrë...

Raporti i OKB: Shqipëria e para në botë për rënie të lindjeve si pasojë e emigrimit

Shqipëria po tkurret dhe plaket. Raporti i projeksionit të popullsisë nga organizata e Kombeve të Bashkuara, ka parashikime aspak optimiste për vendin tonë. Ndërsa...

Altin Dumani takim në Prokurorinë e Durrësit: Ndjekje penale për ata që cenojnë votën

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani ka zhvilluar një takim ndërinstitucional në Prokurorinë e Durrësit mbi masat për parandalimin e krimeve zgjedhore. Në njoftimin e...

Lajme të tjera

Web TV