1 në 6 tendera të shpallur vjet u ankimuan nga bizneset/Raporti i KPP: U bënë 1151 ankesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gati një në gjashtë tendera të shpallura vjet u ankimuan nga kompanitë që bënë ofertë. Bazuar në raportin vjetor të 2024-ës të Komisionit të Prokurimit Publik thuhet se nga 7,168 procedura prokurimi të çelura vjet nga institucionet janë 1144 prej tyre janë ankimuar. Në total vjet thotë KPP u bënë 1151 ankesa, por 7 ishin për ankande apo leje minerare. Vlera e këtyre procedurave të ankimuara ishte 32.7 miliardë lekë pa TVSH.

Ankesat më të mëdha janë regjistruar për procedurat që kanë të bëjnë me punë publike, (rikonstruksion, ndërtim etj), ndjekur nga tenderat për mallra dhe më pas ato për shërbime.

Nga totali i ankesave të paraqitura pranë Komisionit të Prokurimit Publik pjesa më e madhe e tyre janë për shkak se kompanitë janë të pakënaqura me vlerësimin. Janë 714 ankesa të bërë për vlerësimin e ofertave, ku privati ka pretenduar se ky proces nuk është bërë në mënyrë të drejtë nga komisioni i vlerësimit të ofertave pranë institucionit që ka shpallur garën. Në raport me vitin 2023 kur ishin 514, ankesat janë rritur me 200 më shumë.

Ndërkohë janë edhe 435 ankesa të bërë për shkak të dokumenteve të tenderit, që kompanitë i konsiderojnë skualifikuese për shkak të kritereve që institucionet përcaktojnë në to. Një nga shqetësimet ka të bëjë me afatin kohor që institucionet caktojnë për garat që shpallin, që konsiderohen si penalizuese sidomos për kompanitë e huaja që duhet të konvertojnë (ekuivalentizojnë) në shqip licencat që i kanë në gjuhë të huaj.

Për tu realizuar kjo kërkesë duhen deri në 38 ditë, ndërkohë që për shumicën e tenderave afati për dorëzimin e ofertave është 30 ditë. Sipas raportit edhe ankesat për dokumentet e tenderit janë rritur nga 351 në vitin 2023 në 435 deri në fund të vitit 2024./E.T

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV