Presidenti Begaj vizitë në Kosovë, bllokohen përkohësisht disa rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë kësaj vizite shtetërore, Policia e Kosovës do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për lëvizjen e sigurt të eskortës presidenciale nga pika kufitare në Vërmicë dhe përgjatë itinerarit të vizitës nëpër rajone të ndryshme të Kosovës. Për këtë arsye, do të ketë disa bllokime rrugësh.

“Me datën 10 deri më 12 prill 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.

Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, e cila realizohet në Republikën e Kosovës, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Vërmicë si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës në rajonet e Kosovës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.”, njofton policia e Kosovës./     S,M

Të fundit

Doktori i ri i Partisë Demokratike

Nga Vitjon Nina Ndoshta në mënyrë embrionale, Partia Demokratike i ka ngjizur vetes një risk për të qenë ngushtësisht e...

Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie?

Blogerja Sara Hoxha dhe reperi Ledri Vula trazuan rrjetin dy vite më parë me lajmin se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, nga...

Parashikimi i Motit, ja si do të variojnë temperaturat

Sot, më 4 qershor 2025, Shqipëria do të përjetojë një ditë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.Kushtet atmosferike...

Horoskopi ditor, 4 Qershor 2025

Dashi Do jeni ne kërkim te emocioneve te forta sot ju qe jeni ne një lidhje. Duke qene se komunikimi dhe bashkëpunimi ne çift do...

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një shtëpi bari e lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV