“Gabimi më i madh i jetës sonë…” Bashkëshortja e Alvaro Moratas rrëfen për ribashkimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti i famshëm, Alvaro Morata, dhe bashkëshortja e tij, Alice Campello, kanë ndarë së fundmi detaje të sinqerta për periudhën e vështirë që kaluan gjatë ndarjes së tyre të përkohshme, në gusht të vitit të kaluar.

E ftuar në programin italian “Verissimo”, influencuesja e njohur tregoi se ndarja ka qenë një nga vendimet më të vështira që kanë marrë ndonjëherë.

“Ishte gabimi më i madh që kemi bërë ndonjëherë. Çdo ditë e përsërisim. Nuk e di si arritëm ta merrnim atë vendim”, tha ajo, duke theksuar se kjo përvojë u ka shërbyer si mësim për të kuptuar sa shumë vlejnë për njëri-tjetrin.

Campello foli gjithashtu për periudhën e vështirë pas një lindjeje të komplikuar, ku rrezikoi jetën. Ajo pranoi se ka kaluar momente të brishta dhe afër depresionit, duke theksuar ndikimin emocional që kjo situatë pati mbi të.

Ndërkohë, ajo theksoi edhe rolin kyç që luajti familja e saj në vendimin për t’u ribashkuar me Moratën.

“Babai im ishte shumë i zhgënjyer. Nuk mund ta kuptonte si dy njerëz që e duan njëri-tjetrin mund të shkatërronin diçka kaq të bukur”, u shpreh bashkëshortja e Morata-s.
Alice gjithashtu konfirmoi për revistën ¡Hola! se çifti ka kërkuar ndihmë profesionale gjatë kësaj periudhe, duke theksuar rëndësinë e terapisë për çiftet që kalojnë kriza:

“Terapia është e nevojshme për të kuptuar se ajo që po ju ndodh mund t’i ndodhë kujtdo”.

Morata dhe Campello janë sërish bashkë dhe më të fortë se kurrë, duke u bërë një shembull i reflektimit dhe rikthimit në dashuri./E.S

Të fundit

Roswell 1947, porta drejt së panjohurës

A ndodhi vërtet diçka në Roswell në vitin 1947 që ndryshoi historinë moderne të njerëzimit? A ishin “karrocat qiellore”...

Administrata Trump ngrin 2.2 miliardë dollarë grante për Harvard

Administrata Trump njoftoi se do të ngrijë 2.2 miliardë dollarë grante shumëvjeçare dhe 60 milionë dollarë në kontrata shumëvjeçare me Universitetin e Harvardit ,...

Raporti vjetor/ Alarmi i Dumanit: Po na bën presion krimi dhe politika

Kreu i Prokurorisë Speciale, Altin Dumani, ngre alarmin për kërcënimet ndaj pavarësisë së SPAK dhe pengesat institucionale që dëmtojnë hetimet kundër korrupsionit dhe krimit...

Sot mbahet seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, 3 skenarët

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Seanca është caktuar...

Trump sulmon Zelenskyn: Lufta është faji i juaj dhe i Biden! Rrezik për konflikt botëror

"I dashur President Donald Trump, ne ukrainasit e respektojmë qëndrimin tuaj, por ju lutemi , përpara se të merrni ndonjë vendim për negociatat me Rusinë, ejani dhe shikoni...

Lajme të tjera

Web TV