Sako: Festivali “Art Explora” në Durrës, manifest i dialogut me botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i Durrësit mirëpret një nga ngjarjet më të veçanta kulturore të vitit, teksa katamarani më i madh në botë i llojit të vet, pjesë e iniciativës ndërkombëtare Art Explora, ndalet në portin e qytetit për të sjellë një eksperiencë unike për publikun.

Për dhjetë ditë me radhë, qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike të një niveli të lartë, të hapura për publikun.

Kryebashkiakja e qytetit të Durrësit, Emiriana Sako foli sot gjatë inaugurimit të festivalit “Art Explora”, në të cilin ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Ajo tha se Durrësi mbetet një qytet që ruan identitetin e vet historik, por përpiqet të ndërtojë të ardhmen përmes artit, kulturës dhe shkëmbimeve ndërkombëtare.

“Jemi mbledhur jo vetëm për të festuar për artin dhe krijimtarinë, por edhe për Durrësin si një qytet mikpritës. Durrësi nuk është vetëm një nga qytetet më të vjetra në Mesdhe, por edhe një portë drejt botës, ku historia dhe kultura bashkëjetojnë me energjinë e ndryshimeve të sotme”, tha Sako.

Sipas saj, Durrësi ka ndërtuar identitetin mbi një trashëgimi të pasur kulturore, dhe mbi rolin si urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit. “Qyteti ynë nuk është vetëm një kujtesë, është një qytet i dialogut me botën, që do të ndajë dhe mësojë përmes formave të reja artistike. Festivali “Art Explora” është një manifest i këtij dialogu”, tha Sako.

Kryebashkiakja e qytetit bregdetar, solli në vëmendje një seri aktivitetesh të rëndësishme ndërkombëtare që janë zhvilluar në Durrës nga viti i kaluar, si Nastro Rosa Tour me vëmendje të posaçme te sportet detare, te festivali i letërsisë që solli figura të shquara të letërsisë britanike, gazetarisë dhe kritikës kulturore, anija “Amerigo Vespucci” që u ankorua para dy ditësh në portin e Durrësit dhe aktiviteti i jashtëzakonshëm Giro d’Italia 2025 që nis në fillim të majit dhe pikënisjen e ka pikërisht nga ky qytet.

Lexo edhe :  23 Prilli – Dita e Librit/ Lufta e vështirë e librit, me një lexues që ka humbur durimin

“Të gjitha këto ngjarje nuk janë të rastësishme, por janë një vizion i gjerë i një qyteti që ruan identitetin historik, por njëherësh ndërton edhe të ardhmen përmes artit, kulturës dhe shkëmbimeve ndërkombëtare”, pohoi Sako./k.k

Të fundit

Singapori urdhëron META-n të bllokojë postimet e huaja përpara zgjedhjeve

Autoritetet e Singaporit i kanë urdhëruar Metës, pronarit të Facebook-ut, të bllokojë aksesin në postime të caktuara nga të...

Habit Natalie Portman: Kam ndjerë praninë e një fantazme

Në intervistën e saj të re me Jenna Ortega në revistën Interview, Natalie Portman iu bë një pyetje e çuditshme, nëse ajo ka parë...

SPAK sekuestron 1152 telefona në 4 vite/ Çfarë zbulojnë kutitë e zeza të krimit?

“Telefonat personal, në 4 vite të punës së SPAK, u kthyen burimi kryesor i hetuesve në zbërthimin e mekanizmit të korrupsionit të zyrtarëve. Dosje...

WhatsApp prezanton mbrojtjen e re të privatësisë së bisedës

WhatsApp ka lansuar zyrtarisht Advanced Chat Privacy, një “shtresë e re e mbrojtjes së privatësisë” për bisedat 1-në-1, si dhe bisedat në grup. Privatësia e...

Basha: KLSH-në do ta shndërrojmë në gjykatë auditi me fuqi ekzekutive

Gjatë takimit me profesionistë të lirë në Tiranë, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi rëndësinë e vetëorganizimit të profesioneve të lira si një...

Lajme të tjera

Web TV