Makina e kohës e 11 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Nesër nis zyrtarisht fushata elektorale e vitit të 35 pas rrëzimit të komunizmit. Në garë për të fituar zgjedhjet është po ai që ka qenë lider i opozitës në vitin 1991, me një ndryshim; ka kaluar tërë piramidën e lartë shtetërore të politikës shqiptaret si president, kryeministër dhe lider i opozitës së vendit.

Përballë tij është Edi Rama, një nga emrat që në kohën e ndryshimit të sistemeve ishte përballë regjimit komunist si më radikalët për ndryshimin e vendit.

Kontestator i Sali Berishës dhe i udhëheqjes së PD-së që mori përsipër ndryshimin e vendit, Edi Rama u doli përballë këtij ekipi, për të cilën desh la edhe jetën ngaqë e goditën me levë në kokë për ta vrarë.

Rama, më pas u afrua me socialistët, e prej vitit 2005 është lideri i së majtës shqiptare. Prej vitit 2013, Edi Rama drejton qeverinë shqiptare duke fituar tre pale zgjedhje radhazi, e duke hyrë në zgjedhjet e katërta në pole position, si më i favorizuari në garë.

I vetmi lider i së majtës europiane që ka fituar tre zgjedhje rresht është Tony Blair. Edi Rama, me mandatin e katërt thyen çdo rekord kontinental të një politikani socialist.

Nga qendra e djathtë këtë rekord e kanë thyer konservatorët britanikë dhe kristiandemokratët gjermanë të Angela Merkelit.

Nesër shqiptarët, jo vetëm ata që jetojnë këtu, po për herë të parë ata që jetojnë në diasporë kanë mundësi të zgjedhin mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.

PD e Berishës nuk është ajo që ai drejtoi në vitin 1991, sikurse edhe PS-ja e Edi Ramës nuk është ajo e Fatos Nanos e vitit 1991.

Edi Rama ka si slogan elektoral hyrjen në Bashkimin Europian, duke ofruar mbylljen e negociatave për anëtarësim, Sali Berisha thjeshte e konteston këtë.

Lexo edhe :  Rama surprizohet nga legjenda e Juventusit, i dhuron fanellën me numrin 5

Berisha nuk vjen si një ndryshim, por sjell si alternativë një ribërje të sistemit të vjetër, siç e tha dje, duk rikthyer gjyqtarët e prokurorët e larguar nga vetting.

Natyrisht që dikush mund të thotë se kjo është një budallalëk, pasi nuk mund të ndodhë, doktori e përdori thjeshte për të mobilizuar ata që janë prekur nga vetting.

Pikërisht kjo është filozofia. Sali Berisha e kundërshton sërish vettingun, ndaj kërkon një rikthim të sistemit të vjeter.

Natyrisht ka mjaft arsye për të folur pro apo kundër një aktori, një partie, një grupimi apo politikani, por ky është një diskutim tjetër.

Fakti emblematik shtë se më 11 maj garojnë Sali Berisha dhe Edi Rama për kryeministër. Berisha ka garuar në 1991, 1992, 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, kurse Edi Rama në 2009, 2013, 2017, 2021./k.k

Të fundit

Roswell 1947, porta drejt së panjohurës

A ndodhi vërtet diçka në Roswell në vitin 1947 që ndryshoi historinë moderne të njerëzimit? A ishin “karrocat qiellore”...

Administrata Trump ngrin 2.2 miliardë dollarë grante për Harvard

Administrata Trump njoftoi se do të ngrijë 2.2 miliardë dollarë grante shumëvjeçare dhe 60 milionë dollarë në kontrata shumëvjeçare me Universitetin e Harvardit ,...

Raporti vjetor/ Alarmi i Dumanit: Po na bën presion krimi dhe politika

Kreu i Prokurorisë Speciale, Altin Dumani, ngre alarmin për kërcënimet ndaj pavarësisë së SPAK dhe pengesat institucionale që dëmtojnë hetimet kundër korrupsionit dhe krimit...

Sot mbahet seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, 3 skenarët

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Seanca është caktuar...

Trump sulmon Zelenskyn: Lufta është faji i juaj dhe i Biden! Rrezik për konflikt botëror

"I dashur President Donald Trump, ne ukrainasit e respektojmë qëndrimin tuaj, por ju lutemi , përpara se të merrni ndonjë vendim për negociatat me Rusinë, ejani dhe shikoni...

Lajme të tjera

Web TV