Tragjedi në Zvicër, shqiptari vret gruan dhe më pas veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku raportohet se bashkëshorti 42 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij 38 vjeçare, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, ai i ka vënë flakën shtëpisë dhe nga forcat zjarrfikëse është gjetur dhe vetë i vdekur.

“Albinfo.ch” raporton nga Zvicra se autori i dyshuar Ramiz Berisha nga komuna e Malishevës, kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten e tij. Madje, gruaja rreth 38 vjeçe, kishte ngritur më parë padi për dhunë në familje ndaj tij.

Burri sapo kishte dalë nga burgu pas një dënimi të shkurtër për shkak të kësaj akuze, vetëm pak kohë para se të kryhej krimi tragjik. Çifti Berisha kishin katër fëmijë të mitur dhe jetonin në fshatin Epagny të Zvicrës. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e 10 prillit.

Një element tjetër shqetësues i zbuluar së fundmi është se gjatë incidentit, krahas armës së zjarrit, dyshohet se autori ka përdorur edhe një granatë. Ky detaj rrit dyshimet se ngjarja ka qenë e mirëplanifikuar dhe e përgatitur paraprakisht.

Po ashtu, burime pranë grupit të hetimit kanë konfirmuar se zjarri që shkatërroi shtëpinë ku u gjetën trupat e viktimave ishte ndezur qëllimisht nga vetë autori i dyshuar Ramiz Berisha, pas aktit të vrasjes së bashkëshortes.

Kjo tragjedi ka nxitur një debat të fortë në komunitetin lokal dhe në atë shqiptar rreth rëndësisë së reagimit të hershëm ndaj dhunës në familje dhe rrezikut real që ajo përbën për jetën e viktimave. Fatmirësisht, katër fëmijët e mitur nuk kanë qenë aty kur ka ndodhur ngjarja./E.S

Të fundit

Çfarë mendon Kina për Trump? Ai dhe kryetari Mao do kishin shkuar mirë

Shumë shohin paralele me arkitektin e Revolucionit Kulturor. Të dy e shijuan përçarjen dhe kanë shfrytëzuar fuqinë e turmës Tania...

Roswell 1947, porta drejt së panjohurës

A ndodhi vërtet diçka në Roswell në vitin 1947 që ndryshoi historinë moderne të njerëzimit? A ishin “karrocat qiellore” të Biblës takime të lashta...

Administrata Trump ngrin 2.2 miliardë dollarë grante për Harvard

Administrata Trump njoftoi se do të ngrijë 2.2 miliardë dollarë grante shumëvjeçare dhe 60 milionë dollarë në kontrata shumëvjeçare me Universitetin e Harvardit ,...

Raporti vjetor/ Alarmi i Dumanit: Po na bën presion krimi dhe politika

Kreu i Prokurorisë Speciale, Altin Dumani, ngre alarmin për kërcënimet ndaj pavarësisë së SPAK dhe pengesat institucionale që dëmtojnë hetimet kundër korrupsionit dhe krimit...

Sot mbahet seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, 3 skenarët

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Seanca është caktuar...

Lajme të tjera

Web TV