Zbulojmë shkaqet e autizmit deri në shtator/ Premtimi sfidues i Sekretarit Amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë shkaqet e autizmit deri në muajin shtator. Eshte ky premtimi I guximshëm që bëri Robert F Kennedy Junior, Sekretari Amerikan I Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke sfiduar kështu punën e bërë nga shkencëtarët ndër Dekada. Deklarata e Kennedy erdhi përgjatë mbledhjes së Kabinetit ku pjesë ishte edhe Presidenti Amerikan Donald Trump.Sipas Kennedy-t, është ndërmarrë një fushatë e gjerë kërkimore që përfshin qindra shkencëtarë nga vende të ndryshme, me synimin për t’u dhënë përgjigje pyetjeve që shkenca ende nuk ka sqaruar plotësisht.

Në SHBA, numri I të diagnostikuare me autizëm është rritur ndjeshëm që nga fillimi i viteve 2000. Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se 1 në 36 fëmijë 8-vjeçarë janë diagnostikuar me autizëm – një rritje nga 2.27% në 2018 dhe 0.66% në vitin 2000, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Megjithëse plani ende nuk është bërë publik në detaje, disa zëra  ne grupet e shkencëtarëve kanë shprehur dyshime për mundësinë e arritjes së një përgjigjeje përfundimtare brenda një kohe kaq të shkurtër. Christine Roth, një përfaqësuese e Shoqatës së Autizmit të Amerikës, kritikoi gjuhën që e përshkruan rritjen e rasteve si “epidemi”, duke e konsideruar këtë retorikë të dëmshme dhe nxitëse të panikut e stigmatizimit ndaj personave autikë.

Rritja e rasteve të Autizmit në Shtetet e Bashkuara sipas Presidentit Amerikan Donald Trump eshte e lidhur me faktore artificial qe po ndikojne ne zhvillimin e trurit te femijet. Kreu I Shtepise se Bardhe ka krikijuar nje Komision te quajtur “Make America Healthy Again” që përveç autizmit  do te shqyrtoje edhe cestheje si Asma dhe perdorimi I medikamenteve te ndryshme tek femijet.

Studime të fundit kanë evidentuar disa faktorë të mundshëm që ndikojnë në zhvillimin e autizmit, përfshirë diabetin gestacional, i cili është lidhur me rritje të rrezikut për çrregullime neurologjike tek fëmijët. Kennedy ka shprehur gatishmëri për të analizuar çdo pistë të mundshme – nga vaksinat, te ambienti, ushqimi, madje edhe mënyrat e rritjes së fëmijëve – ndonëse shumë nga këto teori janë hedhur poshtë më parë nga shkenca./e.t

Lexo edhe :  "Grushtet e shtetit" të Trump dhe pse SHBA nuk ishte kurrë ekzaktësisht një demokraci...

 

Të fundit

Rusia bombardon Ukrainën teksa besimtarët iknin në kishë, SHBA: Sulmi ka kaluar kufijtë

Sulmi i forcave ruse ndaj objektivave civile në Sumy ka kaluar kufijtë e decencës." Kështu është shprehur Keith Kellogg, i...

Një festival për promovimin e traditës rome/ Për herë të parë vjen ‘Roma Romale 2025’

Në kuadër të promovimit të traditës rome, për herë të parë në Roskovec është zhvilluar festivali “Roma Romale 2025”. Aktiviteti ka bërë bashkë artistë nga qytete të...

Ngjarje e rëndë në Spitalin Psikiatrik në Tiranë! 30-vjeçarja plagos dy paciente

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin spikiatrik në Tiranë, ku një paciente 30-vjeçare ka plagosur me një send të fortë dy paciente...

Zbardhet dëshmia e Jozit në polici: Gjesti më ka provokuar gjatë gjithë lojës

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas...

Ja si duhet ta nisni ditën gjatë stinës së pranverës

Me ardhjen e pranverës, gjithçka nis të marrë jetë: natyra gjallërohet, dielli ngroh më shumë dhe dita zgjatet. Është koha perfekte për të "rilindur"...

Lajme të tjera

Web TV