Kush po e mban peng Shqipërinë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Çfarë do të bëhet për të ardhmen në Shqipëri?

Koha në Shqipëri po vërtitet sot rreth ngjarjeve të njëjta dhe kjo ka lejuar ndërkohë që shoqëria të hyjë në psikologjinë e qëndrimit në vend numuro.

Një shtet apo një komb i cili nuk e ka zhvillimin e tij si ecje përpara, krijon tek qytetarët ndjesinë e monotonisë që të çon te frika e individit, me pyetjen: çfarë do të bëj unë këtu?

Monotonia është koncepti që na tregon mungesën e varieteteve edhe të gjërave të reja në një jetë qytetare. Në thelbin e vet, monotoni quhet jeta kur ajo është përditë e njëjta, sepse rrënja e saj- mono – do të thotë e njëjta.

Dhe përgjigjen e brendshme ky individ sigurisht që e ka: këtu në Shqipëri unë nuk mund të bëj fotvm asgjë për mirëqenie time dhe ajo ka mbetur në një vend.

Po pra, ja këtu, në këtë pikën janë sot psikologjikisht shqiptarët brenda shprehjes: asgjë te re nuk po ka më nga fronti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.

Atëherë?

Domethënë që gjithçka ka mbetur në vend.

Prandaj, sigurisht që duhet zgjidhje, por këtë zgjidhje duhet ta bëjë kapitali privat, për punësimin dhe rritjen e rrogave, por edhe qeveria me skemat e saja ndihmuese dhe me projektet e saj të zhvillimit.

Po në Shqipëri?

Asgjë, që sot individi të ketë mundësi të përmbushë një qëllim zhvillues të tij dhe nuk gjen asgjë cilësore për zhvillimin normal të e jetës së vet dhe të shoqërisë.

Shqipëria sot dihet që është një shtet kapitalist, në një kohë që kapitali privat është i pa kooperuar në bashkim kapitalesh, kurse në Shqipëri mungon edhe bursa e mallrave.

Lexo edhe :  Gracka e referendumit, ku opozita ka rënë për të mundur Edi Ramën

Dhe pikërisht këtu, në këtë segment, qëndron mbetja në vend e shoqërisë. Asnjë investim cilësor dhe asgjë në strukturën industriale dhe bujqësore, në funksion të zhvillimit kombëtar.

Po shqiptarët çfarë po bëjnë?

Ata nuk e kanë mendjen që të ushtrojnë presion ndaj qeverisë që ajo të ndërtojë një strukturë të re të zhvillimit kombëtar dhe prandaj ata kanë gjetur rrugën e emigrimit. Domethënë punësimin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian, por deri diku edhe në Amerikë.

Po çfarë ka sjellë kjo në Shqipëri?

Në Shqipëri kjo ka sjellë prurje monetare, sepse emigrantët u dërgojnë para familjeve të tyre në mënyrë që t’iu zbusin varfërinë.

Dhe sot nuk janë të pakët shqiptarët e punësuar në Perëndim: që nga Italia në Gjermani dhe nga Gjermania në Angli e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po sa janë prurjet në para që vijnë në Shqipëri nga emigracionit shqiptar në Perëndim?

Prurja e emigracionit shqiptar drejt familjeve të tyre në Shqipëri mendohet se sot mund të jetë mbi 5 miliardë euro.

Por, në fakt, kjo po e mban deri diku në normalitet gjendjen ekonomike në Shqipëri, ku nuk ka thuajse fare prodhim industrial, dhe prodhimi bujqësor është i pamjaftueshëm për tregun shqiptar.

Dhe prandaj pyetja mbetet të jetë kjo:

Çfarë do të bëhet për të ardhmen në Shqipëri?

Por, në fakt, sot, pikërisht kjo është enigma shqetësuese që rrit vijimisht emigracionin e rinisë shqiptare drejt Perëndimit, për punë dhe mirëqenie të jetës së tyre familjare.

Prandaj, kjo është sot gjendja jonë shoqërore.

A ka mundësi qeveria aktuale ta ndryshojë këtë gjendje?/   S,M

Të fundit

Ankohet PS: Emigrantëve nuk u ka mbërritur zarfi

Procesi i votimit nga jashtë vendit po shoqërohet me ankesa, pengesa logjistike dhe shkelje të hapura të ligjit zgjedhor....

Horoskopi i datës 25 prill 2025, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Njerëz tuaj të dashur do të kenë nevojë për ju sot. Tregojuni dashuri dhe butësi. Ambienti i punës duket shumë i tensionuar, bëni kujdes...

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në botë që ka krijuar vetë...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

Lajme të tjera

Web TV