Goditja e Jozit ndaj Gjestit, Top Channel del me reagim zyrtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të prime-t të djeshëm në formatin Big Brother Albania, ndodhi një incident i papritur, ku Jozi goditi Gjestin pas eliminimit.

Ngjarja ndodhi në momentin e daljes së Jozit nga shtëpia.

Veprimi në fjalë u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga publiku i gjerë.

Në lidhje me këtë situatë të pahijshëm, Top Channel ka reaguar duke dënuar çdo formë dhune. Ngjarja ndodhi papritmas si për median që transmeton formatin e “BBVA4” ashtu dhe për publikun dhe banorët e kësaj gare.

Top Channel bën me dije se, edhe pse formatet televizive të tipit reality mund të përmbajnë të papritura dhe tensione, kufijtë janë mjaft të qartë dhe dhuna është e patolerueshme.

Pas këtij incidenti, moderatori Ledion Liço, reagoi drejtpërdrejt me një deklaratë përpara publikut:

“Një akt i dhunshëm, i papranueshëm dhe thellësisht shqetësues ndodhi në një moment që duhet të ishte fundi i një përvoje, jo fillimi i një reagimi të tillë. Kjo sjellje nuk përfaqëson vlerat e Top Channel dhe as ato të Big Brother Albania.”

“Ky incident nuk ishte i organizuar, i nxitur apo i parashikueshëm nga produksioni. Realiteti i një formati live mbart të papritura, por kjo nuk e justifikon kurrë dhunën.”

Deklarata e plotë e Top Channel:

Deklaratë zyrtare/ Top Channel e konsideron të paprecedentë dhe të patolerueshme dhunën e ushtruar nga Jozefin Marku ndaj Gjestit. Big Brother VIP dënon këtë akt të dhunshëm, të papranueshëm dhe thellësisht shqetësues që ndodhi në një moment që duhet të ishte fundi i një përvoje, jo fillimi i një reagimi të tillë. Kjo është një sjellje që nuk përfaqëson vlerat e Top Channel dhe as ato të Big Brother VIP Albania.

Lexo edhe :  Gramsh, të lënduarit transportohen me helikopter drejt Tiranës

Gjesti është nën kujdesin e mjekëve, gjendja e tij është e stabilizuar. Mjekët janë duke bërë të gjitha kontrollet e nevojshme që i takojnë pas këtij incidenti të rëndë. Ndërkohë, Policia ka shoqëruar Jozefin Markun në rajonin më të afërt.

Theksojmë qartë për publikun e gjerë se ky incident nuk ishte në asnjë formë i organizuar apo i parashikuar dhe produksioni nuk kishte asnjë arsye apo shenjë që të na çonte të mendonim se diçka e tillë mund të ndodhte. Realiteti i një formati live mbart shpesh të papritura, por kjo nuk justifikon në asnjë mënyrë dhunën.

I kërkojmë ndjesë publike audiencës tonë, partnerëve dhe institucioneve që presin prej nesh përgjegjësi dhe standard. Top Channel është duke marrë masa të menjëhershme në bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët tanë ligjor./    S,M

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV