Pse letrat e programeve të partive përdoren si kaush për fara kungulli?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kreshnik Spahiu

Në shtëpitë e shqiptarve dikur gjeje më shumë programet e PD-PS sesa Kuranin apo Biblën.
30 vjet më parë kam njohur një mik në Tiranë,
i cili hapi një nga shtypshkronjat e para në Shqipëri. U çudita kur filloi biznesin me shtypshkronjë por brenda pak vitesh e kuotova “nuhatjen” e tij sepse ai u bë milioner.
Në periudha zgjedhjesh ai prodhonte mijëra kopje programesh politike partish.
– 300.000 kopje Partia Demokratike,
– 300.000 kopje Partia Socialiste,
dhe kështu me rradhë të gjithë partitë e tjera.
Një program partie kishte 200 faqe dhe kishte interes të madh për ti lexuar.
Debatet televizive bëheshin me program në dorë nga deputetët apo analistët që referoheshin çdo kapitulli.
Programet printoheshin dhe shpërndaheshin
çdo dy vjet në zgjedhje lokale apo në zgjedhje parlamentare.
Përveç programeve, partitë politike kishin dhe gazeta e tyre. (RD, Zëri Popullit, Integrimi, Republika etj)
Vitet kaluan dhe rrethanat ndryshuan…..
Gjatë festave të nëntorit takova rastësisht në Aeroport mikun tim të vjetër i clili ishte themeluesi i shtypshkronjave. E pash të plakur, të rrudhur dhe të dërmuar nga kriza që kishte kaluar dhe kishte falimentuar.
Më tregoi se kishte 15 vite që partitë nuk shtypnin më programe dhe nuk kishin më as gazeta politike partish.
E pyeta: Pse kjo situatë……?
Më tha: “Nuk i lexon më askush o Kreshnik as programet dhe as gazetat e tyre. Që nga viti 2011 gazetat dhe fletët e programeve filluan të përdoreshin si kausha farash kungulli apo lule dielli.”
U ndava me shokun tim dhe u trishtova jo nga “varfëria” e shokut tim por nga mjerimi i popullit tim, që kishte humbur dekada duke lexuar mashtrimet e partive.
Atë ditë e kuptova pse 3 milion shqiptar debatojnë dhe votojnë për surratin e kryetarit.
Programet dhe premtimet kishin vite të shkërmoqyra bashkë me lëvozhgat e farave të kungullit.
Tashmë kanë ngelur kungujt si alternativë…./k.k

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV