Bujqësia në krizë, sa të realizueshme janë premtimet e partive?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurora Sulçe

Bujqësia një ndër sektorët kryesorë në vend për sa i përket ndikimit në ekonomi, por edhe numrit të të punësuarve, është futur në një krizë të fortë tashmë prej vitesh. Partitë politike kanë parashikuar në programet e tyre elektorale masa për zhvillimin e saj. Sa të realizueshme janë?

Bujqësia në krizë, sa të realizueshme janë premtimet e

Bujqësia është futur tashmë në një cikët rënës. Vitin e kaluar, ky sektor u tkurr me 1.15%, për të tretin vit radhazi, duke sinjalizuar probleme të forta të prodhimit vendas dhe furnizimit të tregjeve.

Por çfarë premtojnë partitë politike?

Bujqësia në krizë, sa të realizueshme janë premtimet e

Qeveria që kërkon një mandat të katërt, zotohet të zbatojë 100 projekte në bujqësi dhe të kryejë 500 milionë euro investime, në përpjekje që eksportet bujqësore të arrijnë vlerën e 1 miliard eurove. Në shërbim të bujqësisë, socialistët do të zbatojnë programin e Paketës së Maleve, ku 500 investitorët e parë do të përjashtohen nga taksat.

Nga ana tjetër, edhe demokratët kanë premtuar ndërhyrje të thella në bujqësi, për ta nxjerrë këtë sektor nga kriza nëse vijnë në pushtet.

Bujqësia në krizë, sa të realizueshme janë premtimet e

Në programin e tyre ata kanë parashikuar subvencionim për çdo njësi prodhimi, kokë bagëti dhe fidan të blerë nga fermerët; mbrojtje sezonale e prodhimeve bujqësore; dalje e menjëhershme nga Ballkani i Hapur, pasi sipas demokratëve ka dëmtuar bujqësinë; Karta e ID do jetë NIPT-i i fermerit për subvencionet; TVSH-ja në sektorin e përpunimit do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje; do të bëhet subvencionim i naftës deri në nivelin e kostos; subvencionim i normave të interesit deri në masën 80% për kreditë, si dhe do të krijohet agjencia e studimit të tregjeve të brendshme dhe të jashtme./e.t

Të fundit

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

Lajme të tjera

Web TV