Çifti i lezbikeve nga Shkodra fiton azilin në Britani: Ja çfarë na ndodhi në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një çift lesbikesh nga Shkodra nga Shqipëria ka fituar azilin në Mbretërinë e Bashkuar pasi dëshmuan se “Shqipëria është homofobike”.

The Telegraph i ka kushtuar rastit një artikull të plotë ku shkruan se një gjykatë britanike vendosi se kthimi i tyre në atdhe do t’i ekspozonte ndaj rrezikut të diskriminimit dhe përndjekjes.

Dy vajzat, kanë dëshmuar dhe vërtetuar se në Shqipëri kishin qenë viktima të trafikimit dhe dhunës për shkak të orientimit të tyre seksual.

Sipas dokumenteve të gjykatës, dëshmohet se si ishin rrëmbyer, sulmuar seksualisht dhe abuzuar fizikisht nga disa burra, pasi ishin parë duke u puthur në publik.

“Avokatët e tyre theksuan se ekziston një lidhje e qartë mes orientimit të tyre seksual dhe faktit që ishin trafikuar, dhe se në Shqipëri viktimat e trafikimit shpesh fajësohen dhe stigmatizohen, duke pasur vështirësi në integrimin social dhe punësimin.” Shkruan Telegraph.

Ishte gjykatësja Rebecca Chapman e cila vlerësoi se gratë do të ishin të rrezikuara nëse do të ktheheshin në qytetin e tyre të lindjes, Shkodër.

Ajo shtoi se edhe nëse do të përpiqeshin të zhvendoseshin në një pjesë tjetër të Shqipërisë, vendi është i vogël dhe dy vajzat lezbike nuk kanë siguri./E.S

Të fundit

Celibashi paralajmëron emigrantët/ Ata që shesin votën do përballen me sanksione të rënda

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një sqarim lidhur me sigurinë dhe fshehtësinë e votës...

Për herë të parë, dy kryeqytete europiane do të lidhen nga një hekurudhë

Europa është përplot vende magjepsëse për t’u vizituar dhe disa prej qyteteve më turistike janë Lisbona e Portuglisë dhe Madridi i Spanjës. Largësia prej 500...

Prokuroria Speciale përmbyll paraqitjen e provave në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka njoftuar përmbylljen e fazës së paraqitjes së provave në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim...

Kandidatja e Berishës, dalë nga Big Brother, i përgjigjet Ramës/ O zemra, ne jemi artista

Aktorja Julia Ilirjani, kandidate për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike i është përgjigjur përmes një videoje në rrjete sociale kryeministrit Edi...

Së shpejti superkompjuterët për inteligjencën artificiale

Kompania teknologjike ‘Nvidia’ do të prodhojë superkompjuter për Inteligjencën Artificiale. Bëhet e ditur se do të investoje 500 mld $ brenda 4-vjeçarit të ardhshëm...

Lajme të tjera

Web TV