Berisha takim me tregtarët: Do falim gjobat për bizneset e vogla!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka realizuar një takim me pronarët e bizneseve të vogla në një treg. Gjatë bashkëbisedimit me qyterët, ai premtoi se nëse vjen në pushtet do të ulë taksat dhe çmimin e energjisë dhe ujit,.

Ndër të tjera ai theksoi se do të falë gjobat për bizneset e vogla dhe pensionistët.

100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla! Do ulim taksat dhe çmimin e energjisë dhe ujit

Ne jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël sepse është biznesi që punëson më shumë dhe është biznesi që pasqyrohet më shpejt dhe më mirë në mirëqenien e njerëzve.

Çfarë do bëjmë ne? Për biznesin e vogël do ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë.
E kemi pasur 6, në 6 do zbresim pak. Tavanin 140 mijë euro pa taksa do e ngremë në 180 mijë euro.  Edhe kjo është një lehtësim, një frymëmarrje.
Taksat e bashkisë, të cilat shkojnë në absurditet, sepse siç e dini, kanë qenë shumë më të ulëta.

Unë për shembull isha në një treg tjetër dhe u merrte për pllakat jashtë 1500 lekë për metër katrorë, do zbresë në 120 lekë. Kur është tokë publike, do e bëjmë edhe këtë.
Ujin do e përgjysmojmë tarifën dhe bashkia nuk do mund, me ligj, të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa. Sot shkon deri në 8 përqind të xhiros dhe sillen në mënyrë absurde.

Plus që do ketë lehtësira në dogana, çka do e bëjë furnizimin tuaj më të lirë.
Ne nuk ecim me parimin e tarifave të larta në dogana, jo, ne jemi për tarifa të ulëta…

Absolutisht, 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla.
Por do jetë edhe amnistia për të gjitha gjobat, jo vetëm për biznesin e vogël, për edhe qytetarët, për pensionistët. Për këtë u garantoj.

Se ky donte me bë amnisti për trafikantët. Jo, nuk e bëjmë ne atë. Ato para nuk i duam, se ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë, po e kthejnë vetëm në ndërtim, të cilën nuk e blejnë dot se shkon çmimi sa në Mynih, sa në Paris.

Degët e tjera të ekonomisë bien.
Kështu që ne i japim fund kësaj situate dhe me vendosmëri të madhe.

Gjobat i keni të sigurta që do amnistohen…
Çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse ne jemi kaq të vendosur për minimumin jetik? Sepse është jetik.

Nuk e kemi quajtur ne jetik. Jetik quhet në të gjitha shkencat.
Pra, ai minimum është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten, nuk e pasuron, nuk e lumturon, por ama e përjashton nga disa dhimbje të paarsyeshme dhe ne do e bëjmë atë”, shprehet Berisha. /   S,M

Të fundit

KQZ në vëzhgim, koordinator për të raportuar krimet zgjedhore

Pas rasteve të denoncuara për shit-blerje të votave dhe 25 ditë para se të shkojmë në zgjedhjet e përgjithshme,...

Lokale dhe qëndrore, Rama kërkon fitoren e 10-të me 11 maj

Që nga viti 2000, kreu aktual i qeverisë Edi Rama, është përballur me 11 sfida, përsonale si kryebashkiak, por edhe si drejtues i PS-së...

Gjiknuri me banorë të zonës së “Çoles”: Në Vlorë PS ka mundësi për 9 mandate

Kandidati Damian Gjiknuri, në vijimësi të takimeve që po zhvillon, u ndal pasditen e të martës në një takim me banorë të Rajonit 4. Në...

Bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, Marisa Nito paraqitet në SPAK

Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, i cili po hetohet në të njëjtën dosje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj është...

FIFA ‘kyçi’ një pjesë të stadiumit para Serbisë, TKZ sulmon FSHF-në: Të paaftë!

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar pas lajmit se Disiplina e FIFA-s ka "kyçur" 20 përqind të stadiumit për ndeshjen e radhës të Kombëtares, që përkon...

Lajme të tjera

Web TV