Tensionohet seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës nisi me një orë vonesë. Të parët që hynë në sallë ishin deputetët e partive të opozitës, të cilët u ulën në krahët anësorë, ndërsa në mes ishte vendi i caktuar për forcën e parë politike, Lëvizjen Vetëvendosje. Albin Kurti dorëzoi dorëheqjen si kryeministër, në mënyrë që të betohej si deputet. Në të gjithë sallën, ai ishte i vetmi që kishte marrë me vete edhe një flamur kombëtar shqiptar.

Seanca prodhoi momente mjaft pikante, duke dhënë sinjale të shumta sa i përket koalicioneve paszgjedhore apo formimit të qeverisë së re. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk janë përshëndetur dhe as kanë biseduar me njëri-tjetrin në sallën e Kuvendit të Kosovës. Haradinaj arriti përpara Limajt në Kuvend dhe qëndronte në telefon, derisa ky i fundit, pas nënshkrimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, kaloi pranë Haradinajt, por nuk u përshëndetën.

Këta të fundit kishin hyrë në koalicion parazgjedhor dhe morën 8 deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Por raportohet për një marrëveshje të mundshme mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, për votimin e qeverisë së re. Është raportuar gjithashtu edhe për një pakt mes Kurtit dhe Duda Baljes, që përfaqëson pakicat boshnjake, por deputetja u pa shumë e afërt me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Opozita ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në momentin e votimit për kryeparlamentarin e ri. Ndërkohë, momente pikante ka pasur edhe gjatë pauzës për verifikimin e mandateve dhe procedurës së seancës. Kurti shihet duke u konsultuar me disa pjesëtarë të partisë së tij dhe me deputetë të pakicave jo-serbe. Në të njëjtën kohë, edhe liderët e PDK-së dhe të LDK-së konsultohen me anëtarët e tyre partiakë, por i kanë kthyer shpinën kreut të Vetëvendosjes. Mes tyre nuk ka pasur ndonjë përshëndetje./e.t

Të fundit

Përmbyset kamioni, shkakton “lumë qumështi” në rrugët e New Yorkut

Një kamion i madh që transportonte qumësht u përmbys në Columbia County, New York. Si pasojë, ky aksident thuhet se...

U la në burg/ Meta reagon nga qelia: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Ilir Meta nuk është i zhgënjyer nga vendimi i sotëm i Apelit të GJKKO, që la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg. Në një...

Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi mësohet se ka shfaqur probleme me tensionin. Mësohet se zyrtarit po i kryen analizat e...

Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud, babai i psikoanalizës, ka lënë pas shumë citate dhe ide që edhe sot, më shumë se një shekull më...

1918 – Fundoset Carpathia, anija që sfidoi fatin dhe shpëtoi Titanikun

Ishte një emër që dikur shkëlqeu mes errësirës së Atlantikut – RMS Carpathia, anija që mëngjesin e akullt të 15 prillit 1912, përshkoi me...

Lajme të tjera

Web TV