Blerja e votave për Partinë Demokratike në Lushnje, çështja kalon në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rast i tentativës për blerje vote është zbuluar dy ditë më parë në Lushnje, ku një 38-vjeçar, Marin Leka, mbështetës i Partisë Demokratike, u arrestua nga policia pasi i ofroi 500 euro një qytetari në këmbim të votës së tij dhe dorëzimit të kartës së identitetit.

Çështja u trajtua fillimisht nga Prokuroria e Fierit, e cila pas veprimeve të para procedurale, kërkoi vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal për shtetasin M.L. Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit e miratoi kërkesën, duke legjitimuar masën e arrestit.

Pas këtij hapi, Prokuroria e Fierit vendosi të transferojë çështjen në SPAK, për shkak të natyrës së saj që lidhet me krimin zgjedhor dhe financimin e paligjshëm në zgjedhje.

“Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme procedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja t’i kalohet për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Njoftimi i plotë:

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar në Gjykatë kërkesa për vleftësimin e arrestit dhe çaktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit M.L., e çila është miratur nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme proçedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja ti kalohet për kompetençë lëndore Prokurorisë së Posaçme./   S,M

Të fundit

Krimet zgjedhore/ Shumë prokurorë për një “grusht” hetimesh

Kryepokurori Olsian Çela në një deklaratë për media tha se shumë prokurorë janë në “gadishmëri” vetëm të krimeve zgjedhore....

Raporti i ODIHR/ “Fushatë e qetë, por po përdoret administrata”

ODIHR ka publikuar raportin paraprak për fushatën zgjedhore. Ai vë në dukje shqetësime të tilla si përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale, presioni...

Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% në 2025

Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të ruajnë ritme pozitive rritjeje gjatë vitit 2025, përkundër pasigurive globale dhe tensioneve tregtare, sipas parashikimit pranveror...

Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse për sulme kibernetike

Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekadës së fundit, përfshirë ndaj një organizate të përfshirë në Lojërat...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 30 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.1 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV