Droni që përplasi hetuesit e BKH-së me militantët e Kapllanajt, si nisi sherri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje të reja nga incidenti që ndodhi mbrëmë në Fier ku u shoqëruan disa njerëz të shtabit të Agron Kapllanajt.

Policia njoftoi se shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e djeshme ishin me shërbim në qarkun e Fierit.

Rreth orës 19:20, të mbrëmjes në aksin rrugor Fier – Patos, po sipas policisë shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Kapllanaj ka pohuar se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson, Djathtas 1912 ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron. Ky veprim sipas tij është kryer dhe në një kohë të dytë dhe ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës.

“Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda”, tha Kapllanaj./e.t

Të fundit

Miley Cyrus zbulon problemin shëndetësor që e mbajti sekret!

Miley Cyrus gjatë një interviste të mërkurën në “The Zane Lowe Show” foli për frikën shëndetësore me të cilën...

Shqipëria voton Francën për të udhëhequr Rrjetin Evropian të Inspektimeve të Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, ku...

Droni i Policisë kap ‘mat’ 28-vjeçarin në Thumanë duke u kujdesur për serën me kanabis

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Thumanë të Krujës, në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Koordinata”. Përmes një njoftimi,...

Si e kam njohur unë Artan Lamen

Ulsi Manja Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 – por...

E rëndë në Tiranë/ Italiani ndërron jetë pas ndërhyrjes në një klinikë dentare

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale që ai kishte bërë më...

Lajme të tjera

Web TV