I sulmuan nipat e Agron Kapllanajt/ Reagon BKH : Agjentët tanë ishin duke hetuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar në lidhje me incidentin e regjistruar mbrëmjen e djeshme mes disa hetuesve të saj dhe disa të afërmve të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Sipas reagimit të BKH, ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, ndërsa forcat ligjzbatuese ishin në terren për të kryer veprime hetimore të deleguara në kuadër të një hetimi për korrupsion dhe krim të organizuar.

“Hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,” thuhet në deklaratë.

BKH sqaroi se të gjitha veprimet e ndërmarra nga hetuesit e BKH-së ishin në përputhje të plotë me ligjin dhe nën vëzhgimin e prokurorëve të posaçëm. Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier.

“Integriteti dhe siguria e hetuesve të BKH-së dhe efektivëve të Policisë është thelbësore në angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar,” – theksoi deklarata.

Reagimi i BKH:

Byroja Kombëtare e Hetimit konfirmon sulmin që ndodhi mbrëmjen e datës 15 Prill kundër hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të Policisë së Shtetit në qarkun e Fierit.

Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mbështetur në informacionin e përcjellë nga Drejtoria Vendore e Policisë, Fier (DVP) dhe verifikimet e kryera, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, në aksin Fier – Patos. Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në DVP, Fier.

Lexo edhe :  Samiti në Tiranë, nënkryetari i PD sulmon liderët evropianë: Na e keni shpifur!

Të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale lidhur me ngjarjen janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier.

SPAK nënvizon se të gjitha veprimet e ndërmarra nga BKH janë në përputhje me ligjin dhe nën vëzhgimin direkt të prokurorëve të posaçëm.

SPAK u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë dhe të respektojnë autoritetin e hetuesve dhe Policisë së Shtetit që veprojnë në zbatim të detyrës së tyre. Integriteti dhe siguria e hetuesve të BKH-së dhe efektivëve të Policisë së Shtetit është thelbësore në angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar./e.t

Të fundit

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Arsyeja përse Sali Berisha është kaq i qetë pas 11 Majit

Mero Baze Sali Berisha është shumë i relaksuar. Nëse i hidhni një sy intervistës së tij tek “Opinion” i Fevziut, dukej sikur kishte arritur ëndrrën...

Lajme të tjera

Web TV