Të dehur ose pa patentë, Policia Rrugore e Tiranës gjobit 5300 drejtues mjetesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore e Tiranës, pas 72 orëve intensive, në konstatim të shkeljeve rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës, ka arrestuar 7 persona.

Masat e Policisë Rrugore:

4 shtetas të arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur;

3 shtetas të arrestuar për drejtim automjeti, pa leje;

2 shtetas të ndaluar, të kërkuar për shkelje rrugore;

1 shtetas i arrestuar për drejtim të automjetit, në efektin e lëndëve narkotike;

1 shtetas u procedua penalisht, sepse tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, të cilët e konstatuan duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.

Më tej, si rezultat i përdorimit të flotës me pajisje inteligjente u ndëshkuan administrativisht, 5300 drejtues mjetesh, kryesisht për: parakalime të gabuara, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvënie të rripit të sigurimit ose mosvënie të kaskës mbrojtëse.

Gjithashtu, janë tërhequr me mjet ngritës, 10 automjete që kishin zënë në kundërshtim me ligjin, hapësira publike. Kontrollet vijojnë 24/7.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre./E.S

Të fundit

Si u futën 1 mijë e 100 kg eksploziv për të hedhur në erë urën në Krime

Ura e Kerçit, tashmë shënjestër e pushtimeve nga Kievi në vitet 2022 dhe 2023, lidh Krimenë me Rusinë. Dinamika...

Manjani: SPAK është bërë si OKB, po kap shqiptarë që s’i kanë bërë asnjë dëm shtetit

Ylli Manjani ka reaguar pas aksionit të SPAK më autoritetet e Finlandës, për arrestimin e disa shqiptarëve. “Qokat ndërkombëtare kundër shqiptarëve.. SPAK është bërë si OKB. Arreston...

Shkencëtarët sapo zbuluan se dinozaurët kishin faqe të fryra

Një hulumtim i ri po sfidon pikëpamjet e vjetra rreth anatomisë së dinozaurëve duke zbuluar provat e para të faqeve të fryra tek këto...

Trump nënshkruan tjetër urdhër, dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër që dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit nga 25% në 50%. Ky veprim rrit...

I mbijetoi pushtimeve, Rama ndan videon nga Himara: Vizitoni xhevahirin e rivierës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video nga Kalaja e Himarës, e cila ka zanafillën që nga shekulli i katërt para...

Lajme të tjera

Web TV