“Rritje për shtëpitë e dyta…” / Tatimi i ri mbi pronën, çfarë ndryshimi do ketë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa Shqipëria vazhdon të zhvillojë tregun e saj të pasurive të paluajtshme, ndryshime të rëndësishme në tatimin mbi pronën që do të hyjnë në fuqi në vitin 2026. Pronarët me më shumë se dy prona do të përballen me norma të rritura, duke lëvizur nga taksa minimale e pronës me një çmim fiks për metër katror që zbatohet aktualisht, te një taksë prone në përqindje me vlerën e pronës në treg. Ky taksim I ri është në bazë edhe të këshillimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Eksperti i taksave Edvin Stefani sqaroi se për pronën e parë nuk do të ketë ndryshime të mëdha nëse përdoret diapazoni më i vogël, por në rastin e pronës së dytë, pritet një dyfishim i taksës. Megjithatë, ai theksoi se ende mbetet për t’u diskutuar nëse do të vendoset një kufi më i lartë për tatimin mbi pronën.

“Ligji ka si objektiv kryesor të taksojë pronat e dyta, është propozuar një rritje e ngarkesës nga dyfishim deri në katër fishim të ngarkesës por ndërkohë është zvogëluar baza e tatueshme e pronës së parë. Nëse do ti referohemi diapazonit më të vogël nuk do të kemi ndryshime për shtëpinë e parë por nëse do ti referohemi diapazonit më të lartë atëherë do të kemi dyfishim të shtëpisë së dytë. A do të vendoset kufiri më i lartë apo jo kjo mbetet për tu diskutuar“, tha eksperti.

Eksperti i taksave Edvin Stefani shpjegoi më tej detajet që lidhen me ndikimin real të këtij sistemi të ri tatimor mbi qytetarët, veçanërisht ata që zotërojnë më shumë se një pronë.

Ai theksoi se stimuli financiar për pronarët aktualisht është i ulët dhe për këtë arsye mbështet uljen e taksës për shtëpinë e parë dhe rritjen graduale për shtëpitë e dyta dhe të treta.

Lexo edhe :  Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

“Një individ i cili ka 5-6 apartamente taksa e pronës i referohet pronarit të apartamenteve, taksën e paguan pronari dhe jo qiramarrësi. Është e vërtet që stimuli financiar është i vogël dhe jam pro reduktimit të taksës për shtëpinë e parë dhe rritje të tarifës për shtëpinë e dytë dhe të tretë. Duhet saktësuar se nëse një apartament lëshohet me qera për një biznes, biznesi nuk paguan por është pronari i apartamentit që paguan dhe nuk ka taksim të dyfishtë.

Pronat në Shqipëri taksohen në momentin e lindjes së saj me 11% të vlerës dhe në fakt është një vlerë e madhe, është taksa kur shitet shtëpia e cila është çmim për metër katror dhe me pas është taksa për përdorimin. Efektet duhet të ishin që çmimet kur ndërtohet apartamenti taksa e ndikimit infrastrukturor duhet të jetë më e vogël sepse kjo mund të shihet si një ndër shkaktarët e rritjeve të çmimeve”, tha Stefani./   S,M

Të fundit

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Rehabilitimi i Stalinit në Rusi dhe stalinizmi në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Ai ka qenë i ulur këmbëkryq këtu te ne. Fillimisht në mes të kryeqytetit, pastaj pak më poshtë mesit. Një qytet mbante...

Lajme të tjera

Web TV