Nuk kanë të ndalur problematiket në lidhje me sigurinë ushqimore. Burime për “Ora investigim” bëjnë me dije se gjatë muajit shkurt, mars 2025 qytetarët shqiptarë kanë konsumuar qumësht me aflatoksinë.
Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri.
Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë.
Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut.
Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.
Pas marrjes së informacionit se në dyqane dhe supermarkete është tregtuar qumësht me aflatoksinë televizioni “Ora News” i ka dërguar AKU një kërkesë për informacion.
Ky institucion pranon se kompani të ndryshme kanë tregëtuar qumësht me aflatoksinë.
Sipas AKU gjatë muajit mars janë analizuar mostra qumështi të marra në mënyrë rastësore në tregëtim dhe në prodhim . Në bazë të analizave te kryera në ISUV disa kampione qumështi kanë rezultuar më prani të Aflatoksines M1.
Pyetjes specifike të drejtuar nga “Ora News” se te cilat mostra qumështi ka rezultuar niveli i lartë i aflatoksinë, AKU nuk i jep përgjigje.
Çdo konsumator ka të drejtë të informohet se cilat janë kompanitë që tregtojnë qumështin që i rrezikon shëndetin, por ky informacion mbahet “sekret” nga AKU.
Qumështi që u tërhoq nga tregu do të asgjësohet, ndërsa tonelata të tjera u konsumuan nga qytetarët shqiptarë.
Aku për Piranjat: Aflatoksina ka qenë e pranishme në 8 mostra
Pas një informacioni që ka ardhur në redaksinë e Piranjave, lidhur me pranine e aflatoksinës në qumështin e konsumuar nga qytetarët shqiptarë, Piranjat iu drejtuan me nje kërkesë zyrtare më datë 29 Mars, AKU-së e cila ka pranuar se aflatoksina ka qenë e pranishme në plot 8 mostra të marra në periudhën Janar-Prill 2025.
Përgjigja e emailit:
Pershendetje! Plani i kontrollit dhe/apo monitorimit te aflatoksinave ne qumesht dhe nenprodukte te tij, te zbatuara nga autoritetet pergjegjese ne vartesi te Ministrise Bujqesise dhe Zhvillimit Rural per periudhen Janar 2024 deri ne Prill 2025 eshte perkatesisht 26 mostra.
Per vitin 2024 kane dale pozitive 2 mostra jokonforme, per periudhen janar – prill 2025 kane rezultuar jokonforme 8 mostra. Rezultatet analitike te ketyre kampioneve, perfshire numerin e mostrave qe kane rezultuar jashte normave te lejuara per permbajtjen e aflatoksinave.
– Per periudhen Janar- Dhjetor 2024 jokonformitetet -1 moster me rezultat analitik 0,203 µ/kg dhe nje moster me rezultat analitik 0,325µ/kg
Per periudhen Janar-Prill 2025 jokonformitetet rezultatet analitike te mostrave jokonforme : 0150µ/kg, 0,210 µ/kg , 0,221µ/kg, 0,331µ/kg, 0,882µ/kg, 0,293µ/kg, 0,228µ/kg, 0,337µ/kg.
3- Çfarë masash konkrete ka marrë AKU në ndjekje të kësaj problematik
Ne lidhje me mostrat te cilat kane rezultuar jo konforme per pranine e Aflatoksines M1 nga ana e trupave inspektuese te Drejtorive Rajonale jane marre masa adminstrative konform kerkesave ligjore per produkt te pasigurt, bllokim produkti me destinacion asgjesimin, si dhe ka vazhduar ne ndjekjen e gjurmueshmerise se produktit prej nga ishte prodhuar duke shkuar deri ne nivel fermeri. Faleminderit,
Emisioni Piranjat deri në këtë moment ka informacion për të paktën një nga kompanitë e mëdha të prodhimit të qumështit, por i takon ministres Denaj të informojë publikun për këtë rrezik që i kanoset konsumatorit./ S,M