Vezët e Pashkëve, ja çfarë duhet të dini!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vezë e dekoruara që shkëlqejnë dhe gjueta e vezëve për Pashkë, janë bërë pjesë kremtuese e Pashkëve.

Në shumë kultura të botës, veza është një simbol i jetës së re, pjellorisë dhe rilindjes. Për mijëra vjet, iranianët dhe vende të tjera kanë zbukuruar vezë në Novruz, Viti i Ri iranian që bie në ekuinoksin pranveror,

Disa thonë se veza e Pashkëve ka rrënjë pagane. Para se krishterët të festonin ringjalljen e karishtit, disa argumentonin se paganët e lashtë në Evropë shikonin Ekuinoksin Pranveror si kthimin e Zotit të diellit, një rilindje të dritës.

Disa gjithashtu tregojnë për një murg anglez, i cili shkroi historinë e parë të krishterimit në Angli, ai argumentoi se edhe fjala Pashkë rrjedh nga një perëndeshë pagane e quajtur “Eostre”.

Dijetarët kanë vënë në dukje se ka pak ose aspak dëshmi për një perëndeshë të tillë përvecse në shkrimet e murgut. Gjithashtu, në shumicën e gjuhëve të tjera fjala Pashkë rrjedh edhe nga greqishtja dhe latinishtja, informon dritare.net.

Për të krishterët, veza e Pashkëve është simbol i ringjalljes së Jezu Krishtit. Pikturimi i vezëve të Pashkëve është një traditë veçanërisht e dashur në kishat, ku vezët janë lyer me ngjyrë të kuqe për të përfaqësuar gjakun e Jezu Krishtit që u derdh në kryq.

Vezët bekohen nga prifti në fund të vigjiljes së Pashkëve. Për më tepër, krishterët historikisht nuk duhet të hanin vezë dhe mish gjatë Kreshmës, dhe Pashkët ishin shansi i parë për të ngrënë vezë pas një periudhe të gjatë.

Gjuetia e vezëve të pashkës dhe pikturmi i vezëve janë dy tradita të lidhura me Pashkët. Gjueti e vezëve përfshin fshehjen e vezëve jashtë nga fëmijët për të vrapuar dhe për t’i gjetur në mëngjesin e Pashkëve. Në Shtetet e Bashkuara, Easter Roll Egg është një ngjarje vjetore që mbahet në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë çdo të hënë pas Pashkëve./    S,M

Të fundit

Krrak

Nga Edison Ypi Një hedhje guri nga Tirana, te hapësira Shëngjin-Velipojë, ndodhet Krraku panoramik, estetik, psiqik, psikologjik, klimatik, gjeografik, më...

Shuhet familja në Angli/ Zjarri i merr jetën vajzës 9-vjeçare, dhe babait të saj

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e West Yorkshire në Angli, ku një zjarr i fuqishëm në një banesë i ka marrë jetën një...

Si u shmang nisja e luftës së tretë botërore në Kosovë

Hyrja e befasishme e rusëve në Prishtinë e më pas vendosja e tyre në Aeroportin e Prishtinës ishte një vërejtje se sa të pasigurta...

Kryeparlamentarja e Bullgarisë mbështet Shqipërinë: Jeni kampionë

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Drejtuesen e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është shprehur...

Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela Carrà

Dua Lipa mahnit italianët me një koncert spektakolar në Milano. Në një spektakël që zgjati mbi një orë e gjysmë, ajo arriti të përziejë...

Lajme të tjera

Web TV