Last Updated on 20/04/2025 by adminfjala
Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë në mbarë botën, po kremtojnë Pashkët. Ata kanë marrë pjesë në shërbesa dhe mesha për festën, që simbolizon ringjalljen e Krishtit. Në këtë festë, besimtarët po ashtu ngjyrosin vezë, një traditë e lashtë që simbolizon jetën dhe ringjalljen.
Ndërkohë, në Himarë dy nga vajzat e vogla të veshura me kostumet popullore të zonës kanë shpërndarë vezën e kësaj feste duke uruar banorët por e turistët e shumtë për Pashkë të Bardha e plot mbarësi
Pashkët janë festimi i ringjalljes së Krishtit pas kryqëzimit të tij. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresën e përditshme të fitores mbi mëkatin. Kjo festë është ndër më të rëndësishmet të besimtarëve të krishterë. Festimi i fundit i Pashkëve në të njëjtën ditë ka qenë në vitin 2017, ndërsa tjetri pritet të jetë më 16 Prill 2028./E.S
