Pashka nuk bashkon politikën, Spiropali i kthen kurrizin, Berisha: Vitin tjetër…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politika bëri një gjysmë ditë pushimi nga fushata elektorale e 11 majit për t’u bërë bashkë e për të uruar shqiptarët për festën e Pashkës. Mesazhin e unitetit e përcolli i pari kreu i Shtetit, Bajram Begaj i cili uroi shqiptarët për më shumë begati në familjet e tyre.

“Meqenëse kjo është ditë që e përbashkon të gjithë besimin e krishterë, qoftë besimtarët ortodoksë, katolikë dhe ungjillorë, është një ditë me një mesazh shumë të fortë, të cilën sapo e përmendi Kryepeshkopi, për të rinjtë që kanë filluar të frekuentojnë meshat dhe shërbesat. Me këtë rast, unë dua të uroj për ta një të ardhme sa më të ndritur këtu, në vendin tonë”, tha Begaj.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spriopali nuk la pa përmendur politikën, duke nënvizuar se ndasitë duhet të lihen mënjanë kur vjen puna tek interesi i shqiptarëve, shkruan A2 CNN. Por pamjet gjatë ceremonisë së pritjes në Katedralen Katolike treguan tjetër gjë, kryeparlamentarja i ktheu kurrizin Sali Berishës dhe refuzoi t’i shtrëngojë dorën me kundërshtarin politik.

Sali Berisha nga ana e tij e kishte urimin shumë të qartë, pashkët e tjera ta gjejnë vendin ndryshe. “Të gjithë besimtarëve, katolikë shqiptarë në Shqipëri dhe mbarë botën kudo që janë sot, ju uroj nga zemra, gëzuar ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor, ditën e ringjalljes së Krishtit mbret. Kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë, shpresën e pashuar. Le të urojmë nga zemra, që Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa Anti-Krishtin në trojet tona”, tha Berisha.

Krahas urimeve pranë katedrales katolike, politika përcolli urimet edhe nga Katedralja Ortodokse Ngjallja e Krishtit pasi këtë vit, pashkët e dy komuniteteve të krishtera përkuan në një ditë./E.S

Të fundit

Policia merr nën hetim kujdestaren për keqtrajtimin e të miturve

Kujdestarja në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pas denoncimit të ditës...

LVV kritikon QUINT-in për ‘mbështetjen e Listës Serbe’

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit, teksa Alban...

Mbrojtësi braktis Shqipërinë për Zvicrën

Do të ketë ndryshime në listën e Kombëtares së Shqipërisë para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën...

Tedi Blushi: Rrëmbimi i Ilir Metës, akt kriminal i SPAK në shërbim të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas tij përmbajnë gjetje shumë të...

Harry Kane nuk ndihet rehat me merkaton e Bayern, jep sinjale largimi

Harry Kane mund të largohet nga Bayern. 32-vjeçari, i cili numëron 65 gola në 65 ndeshje në Gjermani, nuk ndihet rehat me faktin që klubi...

Lajme të tjera

Web TV