“Ata që shqetësohen për takimet e mia me gratë, janë burra gjysmakë!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës në kuadër të fushatës elektorale, ka reaguar ndaj kritikave për fokusin e takimeve të tij me gratë dhe vajzat, duke i quajtur “gyshmakë” ata burra që e shohin këtë si problem.

“Pse bëj mbledhje vetëm me gratë dhe vajzat? Kjo po fillon të shqetësojë disa burra. Ata që e bëjnë problem këtë gjë, janë gyshmakë. Janë çyrykë. Sepse edhe unë, nëse nuk kuptoj rolin e gruas sime dhe pozicionin tim në krah të saj, jam çyryk,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se përpara përfshirjes masive të grave në politikë nga Partia Socialiste, vendi ishte “gjysmak”, duke e lënë jashtë funksionimit gjysmën më të mirë të shoqërisë.

“Shqipëria ka qenë gjysmake, sepse gratë shtypeshin dhe anashkaloheshin. Kemi kënetën me burra sa të duash. Në PS kishim vetëm 12% gra. 90% burra. Imagjinoni një shtëpi me 9 burra dhe vetëm një grua. Sot kemi arritur në 40% dhe kjo nuk duhet të ndalet derisa të bëheni 50%,” theksoi ai./e.t

Të fundit

Gaz Bardhi drejtues i demokratëve? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp në selinë blu ka vlerësuar punën e Gazment Bardhit si drejtues...

Vuçiç: Bisedova me Lavrovin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për...

Berisha: Deputeti më i vjetër pas meje dhe Tritan Shehut, Edi Rama!

Pas pushimeve verore, politika shqiptare rikthehet me nisjen e legjislaturës së re në shtator. Sali Berishës si ligjvënësi më i vjetër në moshë, i dalë...

“Mbret dhe Pushtues”, Norton e Coster-Waldau luftojnë në Betejën e Hastingsit

Ky tregim i vitit 1066 detyron shikuesit të kalojnë përmes episodeve të mbushura me shpjegime, dhe ritmi i tij shpesh zvarritet. Por Coster-Waldau e...

Gushti shënon rekord aksidentesh në Fier, pasoja në jetë njerëzish

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV