ABC News dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në një emision televiziv, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.
Në shifrat e treguara të sondazhit shqiptarët janë pyetur se cilin prej liderëve të dy partive kryesore në vend preferonin si kryeministër të ardhshëm. Edi Ramën apo Sali Berishën
64.3% e shqiptarëve shihnin kreun e PS, Edi Rama si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë dhe për një mandat tjetër 4-vjeçar.
Kurse, 35.7% e popullsisë shihte në karrigen e kryeministrit, kreun e PD, Sali Berisha./e.t