Ndoshta s’keni dëgjuar kurrë për të, kjo është miliarderja më e re dhe vjen nga bota e AI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas Forbes, sipërmarrësja 30-vjeçare e Silicon Valley dhe bashkëthemeluese e Scale AI, është miliarderja më e re e cila arriti gjithqka e vetme dhe pa ndihmwn e askujt.

Scale AI është një kompani amerikane me bazë në San Francisko që zhvillon dhe ofron zgjidhje për të përshpejtuar zhvillimin e aplikacioneve të bazuara në inteligjencën artificiale – për të cilën mund të mos keni dëgjuar kurrë deri më tani.

Biznesi i tyre kryesor është menaxhimi i të dhënave dhe transformimi në grupe të dhënash me cilësi të lartë, që janë thelbësore për trajnimin dhe përmirësimin e modeleve të AI.

Shërbimet e Scale AI përdoren nga kompani të mëdha teknologjike si OpenAI, Meta, Microsoft dhe Nvidia, si dhe nga industria e automobilave, si dhe nga një numër institucionesh qeveritare dhe mbrojtëse të SHBA-së.

Kompania nëntëvjeçare është aktualisht në procesin e rritjes së kapitalit, dhe do të lejojë bashkëpronarët e saj të hershëm të shesin aksionet e tyre tek investitorët e jashtëm.

Ky proces duhet të përfundojë deri më 1 qershor dhe mund të vendosë vlerësimin e Scale AI deri në 25 miliardë dollarë, ose 80% më shumë se vlera e arritur vitin e kaluar në maj, kur startup-i grumbulloi 1 miliard dollarë investime me një vlerësim prej 13.8 miliardë dollarësh.

Raundi i ri i investimeve në kompani sjell gjithashtu një rritje të madhe të pasurisë personale të themeluesve të saj, mes të cilëve spikat Lucy Guo – një sipërmarrëse amerikane për të cilën mund të mos keni dëgjuar kurrë deri më tani.

Ajo mori pjesë në themelimin e Scale AI kur ishte vetëm 22 vjeçe. Ajo nisi startup-in së bashku me Alexander Wang, CEO-n aktual, por për shkak të mosmarrëveshjeve të ndërsjella, ajo u largua nga kompania pas vetëm dy vjetësh, duke ruajtur rreth 5% të aksioneve të pronësisë.

Lexo edhe :  “Lutje për popujt që vuajnë për shkak të luftës”/ Papa Leone XIV apel për paqe

Me një vlerësim të pritshëm prej 25 miliardë dollarësh, Guo kërceu në shkallën e grave të reja të pasura në vendin e parë. Në vetëm 30 vjeç dhe me një pasuri prej 1.25 miliardë dollarësh, ajo kryesoi listën e miliardereve të Forbes.

Pas largimit nga Scale AI, Guo filloi fondin e saj të kapitalit të sipërmarrjes, Backend Capital, dhe në vitin 2022 lansoi platformën Passes, një konkurrent i OnlyFans dhe Patreon, i cili lejon krijuesit e përmbajtjes dhe të famshëm të komunikojnë drejtpërdrejt dhe të fitojnë para nga marrëdhëniet me fansat.

Passes deri më tani ka mbledhur rreth 50 milionë dollarë investime, me vlerë rreth 150 milionë dollarë, kështu që pasuria totale e saj, nëse përfshihet ai projekt, është edhe më e madhe. /e.t

Të fundit

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur,...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

Lajme të tjera

Web TV